Nisur nga termeti i datës 21 shtator në kuadër të masave dhe menaxhimit të situatës emergjente Prefekti i Qarkut Durrës po monitoron nga afër situatën dhe grupet e vlerësimit në terren të ngritura nga Bashkia Durrës pranë Njësive Administrative për evidentimin dhe vlerësimin e të gjithë dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Shumë shpejt grupet e punës do të dalin me konkluzione konkrete për të gjitha banesat e dëmtuara për të vijuar më pas me fazën tjetër të ndërhyrjes.
Institucioni i Prefektit do të ndjek hap pas hapi të gjithë këtë proçes në vazhdimësi.