Në kuadër të evidentimit dhe marrjes së masave konkrete si rrezultat i përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit Prefekti i Qarkut Durrës së bashku me Ministrin e Brendshëm Z. Sandër Lleshaj ka ndjekur në vazhdimësi problematikat e reshjeve kryesisht në rrethin e Krujës.
Nga konstatimet e bëra në terren rezultuan të përmbytur gjithsej 950 ha tokë dhe 140 familje përkatësisht në fshtatrat Hasanaj, në Njësisë Administrative Fushë Krujë si dhe fshatrat Budull, Bilaj, Murqinë Mallkuç të Njësisë Administrative Bubq.
Ministri i Brëndshëm pa siuatën reale në vend të përmbytjeve, vëmëndja u përqendrua në fshatin Murqinë ku përmbytjet ishin të mëdha si në shtëpi ashtu edhe në sipërfaqe të tokës. U inspektuan të gjithë pikat kyçe të vëndeve të bllokuara si dhe shtrati i lumit Ishëm. Gjithashtu u bë një takim me baronët e fshatit për tu njohur nga afër me problematikat dhe nevojat e tyre në këtë situatë të krijuar.
Nga institucioni i Prefektit po punohet në bashkëpunim me strukturat shtetërore dhe mbështetjen e bashkisë Krujë për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.