Në zbatim të detyrave institucionale, Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës po ndjek me vëmëndje dhe përparësi fillimin dhe mbarëvajtjen e proçesit mësimor për vitin 2019-2020.
Për këtë qëllim Prefekti i Qarkut Z. Roland Nasto organizoj një takim ku ishin të pranishëm: Kyetarja e Bashkisë Durrës Znj. Valbona Sako, N/ Kryetarë të Bashkive Shijak dhe Krujë, Dr/ Rajonale e Arsimit Znj. Valentina Leka, Drejtues të Zyrave Vendore Arsimore etj.
Në këtë takim Prefekti kërkoj nga të pranishmit të informohej mbi masat e marra nga të tre bashkitë ( Durrës, Shijak, dhe Krujë) në lidhje me infrastrukturën, investimet, shërbimet e ndryshme në drejtim të mirëmbajtjes së ambjenteve dhe bazës materiale (lyerjes, pastrimit, rregullimit të ambjenteve shkollore) dhe në mëyre të veçantë përmirësimit të kushteve të nyjeve sanitare, higjenes si dhe mbi çështjet dhe problematikat që ka arsimi në qarkun Durrës.
Dr/ Rajonale e Arsimit në lidhje me çështjet e lartpërmëndura do të ftonte në një takim të gjithë Dr/e shkollave ku do të kërkonte angazhimin e tyre dhe të stafit shkollor për një bashkëveprim dhe menaxhim sa më të mirë të vitit shkollor 2019- 2020.
Prefekti theksoj rëndësinë që ka bashkëveprimi ndërinstitucional dhe angazhimi i të gjithë strukturave në sektorin e arsimit. Në të njëjtën kohë ai informoj të pranishmit se në javën e parë të shtatorit do të inspektoj me ekipin e tij të gjithë shkollat e Qarkut Duurës në mënyrë të veçante ato që paraqesin probleme për të cilat janë lënë detyra konkrete.
Në përfundim Prefektit falenderoj të pranishmit për pjesmarjen si dhe kërkoj angazhim maksimal të të gjitha institucioneve arsimore, në mënyrë të veçantë Zyrave Vendore të arsimit për mbarëvajtjen e e vitit të ri arsimor 2019-2020.
Institucioni i Prefektit do të vazhdojë të ndjek me prioritet çdo problematikë apo çështje në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në qarkun tonë.