Në këtë takim ishin të pranishëm Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Z. Ergys Verdho, Drejtori Rajonal i Qëndrës Z. Erion Koka, Përfaqësuesi i Bankës Botërore Z. Klodian Sava, Shefi i Qarkullimit Rrugor Z. Valentin Florini, Dr i Ndërmarjes Rruga Bashkia Durrës Z.Alion Hysko.
Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi këtë takim për sigurinë rrugore duke patur parasysh dhe sezonin turistik që tashmë është duke afruar. Takimi u fokusua në problematikat e hasura gjatë sezonit turistik të kaluar në drejtim të infrastrukurës rrugore, normalizimit të trafikut në akset kryesore problematike, sinjalistikës së nevojshme, parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda si dhe evidentimin e mangesive në mirëmbajtjen e akseve rrugore kryesore.
Nga të pranishmit u ngritën
shqetësimet lidhur me pikat e nxehta që përbëjnë rrezikshmëri për qarkullimin
rrugor gjithashtu në takim u raportua
për ecurinë e punës dhe problematikat e hasura deri tani.
Nga Prefekti i Qarkut Durrës u dhanë orientime dhe porosi për rritjen e
efektivitetit dhe përmirësimin e punës, duke rritur frymën e bashkëpunimit
ndërmjet tyre, bashkërendimit të veprimeve dhe informacionit të shpejtë në
rastet e konstatimit të problemit.
U lanë detyra për këto institucione ku një vëmëndje të veçantë kërkon mirëmbajtja si një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm së bashku me investimet për sinjalistikën, për ndriçimin sidomos na akset kryesore ku ka kryqëzime dhe lidhje me bregdetin të kryen ndërhyrjet e nevojshme për ti sjellë rrugët në parametrat që kërkohen sëbashku me elementët e sigurisë që sezoni turistik të na gjejë të pregatitur dhe me masa të plota.