Në vazhdimësi të bashkëpunimit dypalësh me Forcën Detare të Francës, Komanda e Anijes franceze minaheqëse-minakërkuese CMT Lyre (M 648) zhvilloi vizitë kortezie në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës. Komandanti i anijes franceze Major François Xavier Poisson dhe atasheu ushtarak francez kolonel Fabrice Duda, u pritën nga Prefekti i Qarkut Durres Z.Roland Nasto i cili i uroi mirëseardhjen dhe i falënderoi për bashkëpunimin midis dy Forcave Detare si dhe i njohu ata me zhvillimin e Qarkut, burimet ekonomike pasuritë turistike të Durrësit etj.