Prefekti i Qarkut Durrës mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 74 vjetor-it të çlirimit të Durrësit nga okupatori Nazi Fashist, i cili u bë i mundur nga kurorzimi me sukses i përpjekjeve të popullit durrsak nëpërmjet Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Vlerësim dhe mirënjohje për dëshmorët e Qarkut Durrës, të cilët dhanë jetën në Çlirimin e Durrësit dhe të Atdheut. Vlerësim për veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilët kontribuan në këtë luftë.
Nderim dhe vlerësim për sakrificat, kontributin, trimërinë dhe heroizmin e banorëve të qarkut tonë në çdo zonë të tij.
Një nderim të veçantë për 274 dëshmorët e rënë në luftën për çlirim si dhe për sakrificat e mijërave të tjerëve që mbushën rradhët e brigadave partizane.
Ishin pikërisht gjaku, lufta dhe përpjekjet e tyre që hodhen hapat drejt një besimi të ri dhe një të ardhme ndryshe.