1-Më datë 22.10.2018 në sheshin para Pallatit të Kultures për të informuar qytetarët e Durrësit për muajin antitrafik. Shoqata CSDC ka dhënë kontributin e saj si antare e TT prej vitesh. të rinjtë e së cilës shpërndanë disa broshura me informacione dhe ftuan qytetarët të bënin një foto si sensibilizim për të tjerët që jo vetëm duhet të jemi sëbashku por edhe të luftojme sëbashku kundër trafikimit. Gjithashtu të rinjtë kanë nisur fushatën e ngritjes së fondeve nëpërmjet shitjeve të cantave të bezeve me mbishkrimin #NAD #antitraficking…
2- Në kuadër të konkursit të pikturave që do të organizohet në shkallë qarku, në shkollën “Qemal Mici „ në bashkëpunim me World Vision u organizua një konkurs pikture me nxënësit e shkollës me teme trafikimin. Nxënësit shpjeguan atë që kishin shprehur sipas mënyrës së tyre se si e kuptonin trafikimin e qenieve njerëzore. Foto nga aktiviteti:
3- Sot me datë 23 një aktivitet ndërgjegjesues mbi antitrafikun dhe rëndësine e edukimit u realizua në zonën e Kthesës së ariut në Kullë në bazë të kalendarit të aktiviteteve të muajit tetor. Aktiviteti u realizua me bashkëpunimin më të gjerë të strukturave të TT Antitrafik si Drejtorinë e Shëndetesise Durrës, Drejtorinë Vendore te Policisë Durres, DAR, Qendrën shëndetesore Kullë, Njësine administrative Sukth si dhe me kontributin e padiskutueshem te PNUD. 51 prinder dhe fëmijë romë pjesemarres u informuan mbi trafikimin njerezor, faktorët e riskut, strukturat parandalimin/luftimin e trafikimit, raportimin e rasteve, të drejtat e fëmijeve në përgjithesi dhe ate për shkollim ne vecanti. 13 raste të femijeve rome 6-10 vjec të parregjistruar në parashkolle/shkolle që u identifikuan gjatë aktivitetit, do të ndiqen në vazhdimesi nga aktorët e perfshirë ne aktivitet. Në aktivitet u shperndane fletepalosje mbi migrimin e ligjshëm dhe antitrafikun te siguruara nga DRSH dhe TT, si dhe 51 paketa me materiale shkollore për femijet Rome që u siguruan nga PNUD.