1 – Me datën 3.10.2018 u organizua takimi i Tryezës Teknike,
Problem që u diskutua në këtë takim dhe që mori vëmëndje të madhe ishte ai fëmijët në situatë rruge. Ky problem ka qenë gjithmonë shqetësues për qarkun tonë por këtë vit fenomeni ka qenë më i zbutur për shkak të angazhimit më të madh të policisë së shtetit dhe impenjimit të OJF nëpermjet projekteve të ndryshme sic ishte projekti i përbashkët i bashkisë Durrës dhe organizatës World Vizion me temë “Shërbimet ditore për fëmijët në situatë rruge”. Qëllimi i këtij projekti ishte ofrimi i shërbimeve ditore për fëmijët në situatë rruge, për të reduktuar dhe parandaluar fenomenin e lypsërisë dhe punës së fëmijëve në rrugë. Projekti shërbeu për identifikimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të rasteve të fëmijëve në situatë rruge. Përfituesit e projektit ishin 50 fëmijë në situatë rruge. Cështja tjetër që u disktutua ne takimin e TT ishte dhe kalendari i aktiviteteve të muajit tetor.Të gjitha strukturat shprehën angazhimin për zhvillimin me sukses të kësaj fushate ndërgjegjesuese nëpërmjet aktiviteteve të pasqyruara në kalendar.
2- Me datë 4.10.2018 në sheshin e qytetit “Liria” u organizua një aktivitet sensibilizues për trafikimin e personave ku DRSHP kishte rolin kryesor. U vendos stenda kryesore që pasqyronte qëllimin e aktivitetit dhe ju shpërndanë qytetarëve fletëpalosje ku nëpërmjet pyetjeve dhe bisedave shpjegohej për rrezikun e trafikimit dhe mënyrat sit ta luftojmë atë. Ky aktivitet u organizua paradite dhe vazhdoi deri në mesditë. Mendohet që të jenë takuar dhe informuar personalisht nga organizatorët rreth 500 qytetarë.
3- Në bashkinë Shijak me datë 4.10.2018 u organizua takimi i grupit multidisiplinar i cili luan rolin e nje mini Tryeze Teknike të kësaj bashkie. Morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e strukturave që kanë në fokus punën e tyre me shtresat sociale në nevojë dhe rrezik trafikimi dhe fëmijët në situatë rruge. Në fjalën e saj drejtoresha e shërbimit social pranë kësaj bashkie zj Atalanta Balliu, antare e TT, njohu të pranishmit me kalendarin e aktiviteteve dhe datyrat e cdo strukture.Gjithashtu u disktua mbi rrezikun e trafikimit, roli i organeve kopetente, legjislacioni në fuqi dhe zbatimi i tij si dhe zbatimi i Konventës per te Drejtat e Fëmijëve.
4- Në datën 08/10/2018 u zhvillua një sesion informues me nxënësit e viteve të para të shkollës së mesme “Naim Frashëri”, mbi muajin anti trafik gjatë së cilës ato u njohën për linjën falas 116 006, si dhe aplikacionin ‘Raporto dhe Shpëto’. Morë pjesë 73 nxënës dhe 1 mësuese e shkollës, 1 psikologe e shkollës përfaqësues të TT dhe shoqata CSDS.
Në këtë takim informues u shfaqën disa citime mbi mite dhe realitete të përgatitur nga të rinjtë e ku përmblidheshin të gjitha hapat se çfarë është trafikimi, rreziqet dhe format e zgjidhjes si edhe rolin e institucioneve të ndryshme. Ky aktivitet kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e trafikimit dhe se si këta të rinj të jenë edukatorë të së ardhmes për bashkëmosharët e tyre, duke përdorur mjetet teknologjike dhe jo vetëm, për të shmangur rastet e mundëshme të trafikimit. Nxënësit raportuan se nuk kishin dijeni nga shkollat nga vinin për ndonjë rast të bashkëmoshatarëve të trafikuar. Sesioni u mbyll duke lënë hapësira për takime të tjera për problematika të tilla. I njejti aktivitet është zhvilluar dhe në shkollën „Gjergj Kastrioti“ me datë 9.12.2018.
5- Me date 9.10.2018 sipas kalendarit te muajit antitrafik, në qendrën shëndetësore Mminas u organizua një aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues për trafikimin. DRSHP mundësoi një vidio dhe shpërndarjen e flete palosjeve me temë “Bashkë mund të bëjmë më shumë kundër trafikimit“.Në këtë takim morën pjesë mjekë dhe infermjerë dhe punonjës të kësaj qendre shëndetsore, antarë të TT. Pjesmarrësit ndoqën me vëmendje vidion dhe në pyetjet dhe diskutimet e tyre shfaqën interesin për masat që mer shteti për mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Në fjalën e tij drejtori i kësaj qendre theksoi domosdoshmërinë që personeli shëndetsor te bëhet porta e parë për identifikimin e rasteve të dhunës fizike dhe referimin strukturave përkatëse.
6. Në datën 11/10/2018 u zhvillua një sesion informues me qeverinë e nxënësve dhe jo vetëm të shkollës 9 vjecare “Hasan Koci” mbi muajin anti trafik. Morën pjesë nxënës të klasave 7,8,9, mësues, psikologë, antarë të Tryezës Teknike, drejtues të shoqatës CSDC. Takimi u hap nga përfaqesusja e tryezës teknike e cila bëri një panorame të përgjithshme mbi trafikimin e qenieve njerëzore, faktorët që ndikojnë, grupet e rrezikuara, masat për parandalimin e fenomenit, ku të drejtohemi për ndihmë si dhe mbrojtja që ofrojn strukturat shtetërore.
Nxënësit ishin të informuar për trafikimin dhe shprehën mendimin e tyre nëpërmjet disa posterave me piktura e thënie të krijuara prej tyre. Takimi vazhdoi me diskutime për rrjetet sociale dhe rreziku që vjen prje prej tyre si dhe masat parandaluese qe duhet të marim të gjithë për te mos rënë viktimë e tyre.
7. Me datë 11.10.2018 u zhvillua ne shkollën e mesme teknologjike “Hysen Cela” një aktivitet sensibilizues me nxënësit mësuesit dhe psikologët e kësaj shkolle profesionale me antarë të Tryezës Teknike, përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Punësimit. Qëllimi i aktivitetie ishte sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për fenomenin e trafikimit, orientimi i të rinjve drejt punësimit. Të rinjtë u njohën me ofertat dhe mundësitë e punësimit si gjatë vitit shkollor ashtu edhe në pushimet verore. Interesi i këtyre të rinjve ishte i madh sidomos për specialitete që kanë të bëjnë me sezonin turistik, pasi degët për të cilat ato studjojnë përputhen më së miri me këto oferta .
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletë palosje nga Zyra Rajonale e Punës ku pasqyroheshin mundesite e punësimit si një nga mënyrat më efikase për largimin e të rinjve nga fenomenet negative.
8. Në datën 15/10/2018 u zhvillua një sesion informues me dy klasa të ciklit të lartë të shkollës “Kushtrimi i Lirisë” respektivisht klasat e IX (18 nxënës/1 psikologu i shkollës) dhe klasat e VIII (13 nxënës) ku te rinjte u njohen me muajin anti-trafik si fushate ndergjegjesuese, linjat falas 116 006, institucionet pjesë e skemës së mbrojtjes së fëmijës, Tryëzen Teknike dhe KRAT si dhe kush janë përfaqësuesit dhe rolin e tyre.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin e të rinjve, për rreziqet e trafikimit dhe se si këta të rinj të jenë edukatorë të së ardhmes për bashkëmosharët e tyre, duke përdorur mjetet teknologjike dhe jo vetëm, për të shmangur rastet e mundëshme të trafikimit. Grupi i të rinjve, nëpëmjet këtij aktiviteti arriti të rrisë njohuritë e tyre në lidhje më çështjet e trafikimit dhe si ta parandalojmë atë nëpërmjet mjeteve teknologjike.Në takimin me nxënës u diskutuan edhe raste nga vetë fëmijët. Takimi la hapësira për të bashkëpunuar në të ardhmen për tematika të tilla dhe jo vetëm.
9. Me datë 15.10.2018 Tryeza Teknike organizoi një takim sensibilizues me 35 punonjësit e ndërmarjes fasone Sako sh.p.k. Ky aktivitet informues pati interes tek punonjëset nëna të cilat shprehën shqetësimin e tyre për rrezikun e trafikimit edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Përfaqësuesit e DRSHP si dhe të shoqatës „Gruaja në fokus“ të cilët mundësuan takimin, informuan të pranishmit për masat mbrojtëse në përdorimin e rrjeteve sociale kundër trafikimit si dhe shpërndanë fletë palosje me informacion për trafikimin. Gjithashtu nga DRSHP u bë e mundur dhe shfaqja e nje vidioje sensibilizuese për trafikimin e cila u ndoq me interes nga të pranioshmit.
10. U mbajt me datë 16.10.2018 një sesion informues me nxënësit e shkollave të mesme në njësinë administrative të Katundit të Ri, në shkollën e bashkuar “Jusuf Hoti” dhe në njësinë administrative Manëz respektivisht në “Gjimnazin Manëz”
Aktiviteti u realizua në kudër të muajit Tetor- muaji i aktiviteteve kundër trafikimit të personave dhe morën pjesë 37 nxënës dhe mësuesit kordinator të shkollës.
Ky sesion u lehtësua nga grupi i të rinjve të CSDC Durrës. Ky aktivitet kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e trafikimit dhe se si këta të rinj të jenë edukatorë të së ardhmes për bashkëmosharët e tyre, duke përdorur mjetet teknologjike dhe jo vetëm, për të shmangur rastet e mundëshme të trafikimit. Grupi i të rinjve, nëpëmjet këtij aktiviteti arriti të përvetësoje dhe të rrisë njohuritë e tyre në lidhje me çështjet e trafikimit dhe si ta parandalojmë atë nëpërmjet mjeteve teknologjike.
Në këtë takim informues u shfaqën disa citime mbi mite dhe realitete të përgatitur nga të rinjtë ku përmblidheshin të gjitha hapat se çfarë është trafikimi, rreziqet dhe format e zgjidhjes si edhe rolin e institucioneve shtetërore dhe OJF në KRAT (Komitetit Rajonal Anti trafik) .
11. Në takimin e organizuar me datë 17.10.2018 në shkollen 9-vjecare Qemal Mici në kuadër të muajit Antitrafik, së bashku me Njesinë e Mbrojtjes së Fëmijeve të Bashkisë Durrës, World Vision Zyra Durrës,u bashkëbisedua me fëmijet e klasave të nënta pë rrezkun e trafikut të qenieve njerezore, për mbrojtjen e fëmijeve dhe rëndësine e raportimit dhe referimit te rasteve te strukturat përkatese.
12. Më datë 18.10.2018 në qendrën shëndetsore Sukth u organizua takimi sensibilizues për trafikimin e qenieve njerëzore me punonjësit e kësaj qendre. U diskutua mbi format e trafikimit, bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe një përmbledhje për Procedurat Standarte të Veprimit(PSV). U shfaq vidio mbi trafikmimn dhe u shpërndanë fletë palosje me këtë tematikë. Ky aktivitet i TT u organizua nën kujdesin e DRSHP dhe drejtorit të qendrës shëndetsore Sukth.