Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi një takim mbi sigurinë rrugore, mirëmbajtjen e akseve rrugore si dhe marjen e masave të nevojshme për ti paraprirë sezonit dimëror.
Në këtë takim ishin të pranishëm zv. Kryetarë nga Bashkitë Durrës, Krujë e Shijak. Drejtori Rajonal i Qëndrës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Drejtori i Ndërmarrjes Rruga të Bashkisë Durrës, përfaqësuesi i projektit të Bankës Botërore, Drejtues të Policisë Bashkiake Durrës e Shijak si dhe Shefi i Qarkullimit Rrugor nga Policia e Shtetit.
Ky takim vjen në kuadrin e bashkëpunimit ndërinstitucional në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda, normalizimin e trafikut rrugor, përmirësimin e infrastrukturës rrugore etj. Prefekti në fjalën e tij u fokusua në prioritizimin e masave që duhet të meren në drejtim të bazës materiale, dhe infrastrukturës së domosdoshme për ti paraprirë dhe për të menaxhuar me efiçensë çdo situatë problematike që mund të krijohet gjatë sezonit dimëror sidomos në akset problematike Krujë – Qafështamë të Bashkisë Krujë.
Nga të pranishmit u ngritën shqetësime lidhur me pikat që përbëjnë rrezikshmëri për qarkullimin rrugor, duke theksuar domosdoshmërinë për përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe masave në këtë kuadër. Në këtë takim në vazhdim të përmirësimeve të bëra nga Prefekti u kërkua vendosja e piketave për përmirësimin e punës, duke vendosur ura bashkëpunimi për ndërhyrje institucionale si dhe hartimi i një programi pune për marrjen e masave për rritjen e sigurisë rrugore. Palët ranë dakord që bashkërisht të bëhen përpjekjet maksimale në drejtim të gjetjes së formave lehtësuese për të bërë të mundur funksionimin dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm. Qëllimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve është të përmirësojë efiçencën dhe performancën e shërbimeve duke punuar së bashku në partneritet për realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme,