Takimin u drejtua nga Prefekti i Qarkut, në këtë takim morën pjesë autoritetet drejtuese të APD-së, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Drejtore Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Zv.Drejtori i Doganës Durrës, Kapiteneria e Portit si dhe përfaqësues nga kompanitë konçesionare etj.
Prefektii vlerësoj me nota pozitive performancën dhe profesionalizmin e punojësve të strukturave që operojnë në Portin Detar, në gadishmërinë, përkushtimin dhe seriozitetin e treguar në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara në drejtim të menaxhimit të sezonit turistik 2018. Gjatë këtij sezoni veror u përafruan shërbimet dhe infrastruktura portuale sipas praktikave ndërkombëtare në sigurinë totale të portit, në tërësinë e shërbimeve të një niveli të lartë, në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit, në menaxhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet operatorëve të ndryshëm që kryejnë shërbime në Port.
Drejtuesit renditën problematikat e vërejtura dhe masat që po merren për zgjidhjen e shpejtë të tyre.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, gjatë takimit të Analizës që u zhvillua shtoi se disa nga projektet e ndërmarra që shtojnë parametrat e sigurisë dhe zvogëlojnë kohën e kontrollit doganor për automjetet do të jenë pjesë e Plan-biznesit për vitin 2019. Në përputhje të plotë me planin e masave përgatitore dhe detyrat e lëna për mbarvajtjen dhe menaxhimin e sezonit turistik veror për vitin 2018, APD përqëndroi vëmendjen në shndrrimin e portit në një port shërbimi në interes të cilësisë së shërbimit e përballimin me sukses të fluksit veror në hyrje-dalje të udhëtarëve dhe mjeteve. Bashkëpunimi mes Doganës dhe Policisë ka qëne shumë efiksas.
Znj Lindita Nushi, drejtore e Policisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit tha se bashkëpunimi i mirë mes forcave të Policisë dhe atyre të FSPD në zbatimin e detyrave duhet kthyer në një bazë pozitive për të rritur sigurinë portuale.
Problematika u ngritën nga kapiteni i portit, z.Taulant Allkja, cili nënvizoi se duhet përcaktuar një hapësirë e veçantë për akostimin e jahteve. Në kalatat e përcaktuara për akostimin e mjeteve turistike, duhet të ristrukturohen panelet e marjes së energjisë elektrike nga këto mjete. Kemi marrë masa në krijimin e të gjithë infrastrukturës dhe shërbimeve të nevojshme në funksion të jahtëve duke lehtësuar dhe përgjigjur në kohë për plotësimin e proçedurave nga Kapiteneria Durrës për të gjithë llojet e mjeteve lundruese që ankorohen në Port.
Dr Mjedisit Blerina Hasanaj në cilësinë e kryetares së grupit të punës për mbarëvajtjen e sezonit turistik u shpreh se ka patur një bashkëpunimi të mirë ndërinstitucional si dhe janë bashkërenduar veprimet me të gjitha organet dhe strukturat. U ngrit si shqetësim shërbimi i mbrojtjes së shëndetit 24 orësh në teminalin e pasagjereve dhe paisja me një mjet autoambulance.
Shefi i Sigurisë Portuale Sokol Sula u shpreh se kemi vlerësuar ndjekjen nga afër të të gjitha problematikave dhe bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjithë aktorëvë ka qënë mjaft efiçent. Jemi koherent për të menaxhuar në kohë reale të gjitha situatat e krijuara dhe ato që mund të krijohen. Mngon një qëndër sociale për personat në situatë rruge që paraqiten në terrritorin e portit.
Në perfundim të takimit u përcaktuan dhe detyrat për sezonin e ardhshëm si më poshtë:
Hartim i një plani konkret veprimi të përbashkët nga të gjithë strukturat operuese në Portin detar me qëllim koordinimin dhe bashërendimin e punës dhe efiçensën ne shërbimet e ofruara ndaj udhëtarëve, mjeteve detare dhe operatorëve turistik.
Evidentimi I të gjithë problematikave të dala nga sezoni i kaluar dhe marrja e masave konkrete në kohë për zgjidhjen e tyre.
Planifikimi ekonomiko financiar (në buxhet) në drejtim të infrastrukturës së nevojshme, shërbimeve, mirëmbajtjes dhe burimeve njerëzore.
Pregatitja dhe hartimi i planeve të emergjancave për situata të ndryshme për të gjithë strukturat operuese.
Konkretizim maksimal të bashkëpunimit ndërinstitucional për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Hatrimi dhe Promovimi i Stategjive në drejtim të standartizimit të aktivitetit Portual Durrës me Portet e Rajonit dhe Europës.