Në zbatim të detyrave institucionale, prioriteteve dhe programit të Qeverisë për fillimin dhe mbarëvajtjen e proçesit mësimor për vitin 2018-2019, Institucioni i Prefektit ka ndjekur me vëmendje dhe përparësi çështjet dhe problematikat që prekin sektorin e arsimit kryesisht në drejtim të infrastrukturës, shërbimeve të ndryshme, pajisjes me bazën materjale të nevojshme të shkollave, proçesit të regjistrimit të nxënësve si dhe ecurisë së shpërndarjes falas dhe shitjes së teksteve shkollore për vitin shkollor 2018-2019.
Sa më sipër janë zhvilluar takime të ndryshme me Bashkitë Durrës, Krujë e Shijak, Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës e Zyrën Arsimore Krujë, si dhe janë inspektuar në terren investimet, shërbimet dhe ndërhyrjet në shkolla. Është ndjekur me proritet proçesi i shpërndarjes falas dhe shitjes së teksteve shkollore për vitin 2018-2019.
Institucioni i Prefektit do të vazhdojë të ndjek me prioritet çdo problematikë apo çështje në drejtim të sektorit të arsimit në qarkun tonë.