Dt: 23.03.2018 Ekuipazhi i Nëndetëses moderne Turke “TCG PREVEZE S – 353” zhvillon një vizitë zyrtare në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës.

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto priti në një vizitë zyrtare drejtues ushtarakë  të nëndetëses së Forcave Detare Turke “TCG PREVEZE S – 353”, e cila është ankoruar në Portin e Durrësit dhe do të zhvillojë një vizitë portuale disa ditore.

Prefekti vlerësoj këtë vizitë si shprehje të miqësisë së hershme dhe bashkëpunimit  midis dy popujve e dy shteteve, ai vuri theksin dhe falenderoj ata për kontributin e vyer të  dhënë ndër vite për  Forcat Detare shqiptare. Prefekti gjithashtu i njohu ata me vlerat historike, arkeologjike, kulturore dhe turistike të gjithë qarkut dhe në veçanti të portit më të madh në vend siç është Porti i Durrësit.
Gjatë takimit, Kapiteni  i nëndetëses z. Cemalettin Cem sqaroi disa të dhëna mbi këtë nëndetëse si dhe qëllimin e vizitës së tyre, pjesë e të cilës është dhe  forcimi i bashkëpunimit midis të dy vendeve, trajnimi i përbashkët midis Forcave Detare Shqiptare dhe Flotës Turke  dhe njohja me bregdetin, bukuritë dhe traditat e vendit tonë.

Gjatë takimit të zhvilluar u shkëmbyen dhurata simbolike, ndërsa Kapiteni falenderoi Prefektin e Qarkut autoritetet ushtarake dhe civile për pritjen e organizuar dhe i ftoi ata të vizitojnë  nëndetësen  bashkë me zyrtarët e institucioneve që drejtojnë

.