Prefekti i Qarkut Durrës z.Roland Nasto në kuadër të programit të qeverisë i cili synon krijimin e mundësive për punësim dhe krijimin e vëndeve te reja të punës, zhvilloi sot një vizitë inspektuese, në Zyrën e Punës Durrës dhe në një ndërmarrje të sektorit fason, në zonën e autostradës Tiranë-Durrës.
Kjo vizite inspektuese kishte si qëllimi për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja te punës duke bashkëpunuar me Zyren e Punës dhe punëdhënësin privatë përmes ndërmjetësimit ndërinstitucional.
Duke vazhduar më tej, Prefekti theksoi sigurimin e të gjithë mbështetjes shtetërore për të papunët dhe grupet në nevojë, duhet të inkurajojmë çdo biznes apo sipërmarrës, që të rrisë aktivitetin e vet për të krijuar vende të reja pune, sikurse duhet të punojmë te gjithë për krijimin e një mjedisi pune më të denjë e më të sigurtë për qytetarët.
Muajt në vijim do të jenë një periudhë kyçe për të vlerësuar situatën dhe për të kryer një rikonfigurim të politikave të punësimit për rishikimin e përmirësimin e tyre.
Ai takoi dhe bashkëbisedoi me disa punonjës të ndërmarjes private Forschner ku u interesua gjerësisht për kushtet e tyre të punës u informua për numrin e fuqisë punëtore të kësaj ndërmarje, llojin e veprimtarisë që kryen, nivelin e pagës dhe planbiznesin për shtimin e fuqisë punëtore.