Ashtu siç ishte parashikuar, dita e sotme ka nisur me reshje intensive shiu të cilat kanë përkeqësuar situatën në Qark. Nisur nga situata e rënduar si pasojë e rreshjeve me intensitet të lartë, Prefekti i Qarkut Durrës së bashku me sektorin e Emergjencave Civile inspektuan dhe po ndjekin nga afër situatën në terren në disa nga zonat më problematike për të evidentuar dëmet e krijuara. Si rrjellojë u evidendentuan këto probleme:
- Bllokimi i rrugëvë në qytetin e Durrësit në lagjet Nr. 1,4,8,12,14 dhe 15. Aktualisht të çbllokuara.
- U ndërpre proçesi mësimor pothuajse në të gjitha shkollat e qytetit të Durrësit. Në dy shkolla të qytetit “Met Hasa” dhe “Qemal Mici” u bë evakuimi i personelit të nxënësve, nëpërmjet forcave zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe Autoritetit Portual Durrës.
- Kemi patur rrëshqitje dheu në kodër Vilë në zonën e Currilave, ku aksi rrugor i krahut të djathtë ishte i bllokuar nga dherat. Po punohet për normalizimin e situatës dhe zhbllokimin e rrugës. Gjithashtu kemi shkarje dherash në Nj.Administrative Rrashbull në fshatin Shkallnur dhe në Nj.Administrative Gjepalaj kemi shkarje dherash.
- Pesë familje në Nj.Administrative Sukth në lagjen Erzen kanë prani uji nga reshjet.
- Hidrovori i Porto Romanos punon me kapacitet maksimal. Niveli i ujit nga pika kritike është 30 cm.
- Lumenjtë Erzen dhe Ishëm janë duke u fryrë. Aktualisht situata po ndiqet dhe monitorohet. Per momentin nuk ka probleme.
- Rezervuarët dhe ujë mbledhësit vazhdojnë të shkarkojnë ujë sipas udhëzimeve të marra nga ne.
Gjatë gjithë kohës sektori i Emergjencave pranë Prefektit të Qarkut ka qënë në gadishmëri të plotë. Ky sektor ka mbajtur kontakte të vazhdueshme për informimin e situatës dhe marjen e masave konkrete. Situata është nën kontroll, të gjithë strukturat janë në gadishmëri të plotë. Prefektura e Qarkut dhe të gjithë strukturat përgjegjëse po punojnë për të menaxhuar këtë situatë duke vepruar konkretisht në normalizimin e saj.
Prefekti së bashku me forcat e gadishmërisë si dhe me institucionin e tij, në çdo moment do të monitorojë çdo rast të mundur emergjent për t’i ndenjur pranë komunitetit dhe për t’i ndihmuar ata.