Në këtë ditë të veçantë, Prefekti i Qarkut Durrës priti në një vizitë nxënës dhe mësues të Kolegjit jopublik “Turgut Ozal” të shoqëruar nga Drejtori i këtij kolegji Z.Tuncer Tiryaki.
Prefekti i Qarkut gjen rastin të uroj të gjithë mësuesit e Qarkut Durrës Gezuar 7 Marsin!!!
Të nderuar e të respektuar mësuesit tanë, në këtë ditë dëshirojmë t’ju falenderojmë e t’ju shprehim mirënjohjen tonë për frymën e përkushtimit, punën tuaj të palodhur, dhe kontributin tuaj të madh që keni dhënë e do të jepni në mësimin dhe edukimin e brezave…
Ju urojmë suksese në detyrën tuaj fisnike!!!