Institucioni i Prefektit zhvilloi një takim me përfaqësues të drejtorisë Rajonale Arsimore, Bashkinë Durrës dhe OSHEE-në. Në kuadër të marrjes së masave në drejtim të sigurisë në tërësi në shkolla, duke marrë shkas nga shqetësimet e ngritura në lidhje me problematikën e rrjetit elektrik të amortizuar apo në parametrat jo të duhura në shkollat e Bashkisë Durrës, Në këtë takim nga Prefekti u kërkua ngritja e menjëhershme e një grupi pune me përfaqësues nga këto institucione, i cili do të kryej inspektimin e gjendjes së rrjetit elektrik në shkolla, në mënyrë që më pas të shikohet menjëherë ndërhyrja për përmirësimin e situatës së tyre nga Bashkia Durrës e cila ka akorduar 5 milion lekë të reja për këtë problem.
Aktualisht ky grup punë është duke inspektuar gjendjen e rrjetit elektrik në Shkollat e Bashkisë Durrës sipas listës së prezantuar nga DAR Durrës, të shoqëruar dhe me një akt inspektimi mbi gjendjen dhe kapacitetin (ngarkesën) që mban rrjeti aktual ekszistues. Në fund të inspektimit do të dilet me një raport përfundimtar të gjëndjes së rrjetit elektrik në çdo shkollë. Do të bëhet dhe zbatohet plani i rrjeteve të reja elektrike në shkollat më problematike.