Dt.1.2.2018 Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto pati kënaqësinë të priste në një vizitë senatin e nxënësve të ciklit 9-vjeçar të Kolegjit “Turgut Özal”, të shoqëruar nga Drejtori i këtij Kolegji z.Tuncer Tiryaki dhe stafi i tij, Prefekti takoj vajza dhe djem që studiojnë në këtë Kolegj me të cilët shkëmbeu një bisedë miqësore si dhe u informua mbi kushtet dhe mënyrën e zhvillimit të mësimit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar dhe bashkëpunuar për zgjidhjen e problemeve kryesore të cilat shqetësojnë komunitetin e nxënësve si: mjediset publike dhe aktorët që duhet të bashkëpunojnë me shkollën dhe jo vetëm.
Shqetësimet e ngritura nga nxënësit kishin të bënin kryesisht me infrastrukturën në ambjentet përrreth shkollës. Përgjatë diskutimit me nxënësit, Prefekti i sqaroi ato se disa nga këto problematika kanë marrë rrugën e zgjidhjes nëpërmjet investimeve që po realizohen nga qeveria Shqiptare dhe Bashkia Durrës. Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë që ka roli i shkollave jo vetëm në ngritjen e problematikave të tilla, por edhe në rritjen e përgjegjësisë dhe pjesmarje aktive për t’iu bashkuar realizimit e promovimit të nismave vullnetare në dobi të komunitetit. Bashkëbisedimi kaloi në një frymë të këndëshme dhe mjaft miqësore, gjithashtu nxënësit u njohën nga afër dhe me ambjentet e Institucionit të Prefektit.