Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Prefekturen e Qarkut Durrës Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Prefektures së Qarkut Durrës Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga Prefektura e Qarkut Durrës Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Prefekturës së Qarkut Durrës Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Prefektura e Qarkut Durrës Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Prefektura e Qarkut Durrës

  1. Struktura organizative/Organigrama
  2. Struktura e pagave
  3. ILDKPI Arsimi dhe Kualifikimi

  4. Funksionet dhe detyrat e A.P

  5. 1. Kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha insitutucionet në nivel qarku të detyrimeve që kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik.
  6. 2. Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor
  7. 3. Kontrollon dhe kërkon marrjen e masave për zbatimin e programit të qeverisë, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në akte ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e degës përkatëse
  8. 4. Kërkon hartimin e planeve të zhvillimit dhe të projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe u parashtron mendimin e tij ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore
  9. 5. Verifikon dhe shprehet mbi ligjshmërinë e akteve me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore.
  10. 6. Organizon drejtimin e taks-forcave, krijimin e organizmave të përkohshëme, të komiteteve, të grupeve të punës dhe të komisioneve për çështje të caktuara.
  11. 7. Kontrollon dhe monitoron zbatimin në nivel qarku, të politikave sektoriale të Këshillit të Ministrave në bujqësi, arsim, shëndetësi, mjedis, rend publik, ndihmë dhe përkrahëje sociale, turizëm dhe kulturë.

  12. CV e NENPREFEKTIT
  13. CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, kompetencat dhe detyrat e tyre
  14. Prefekti

  15. 1- Prefekti i Qarkut realizon drejtimin e institucionit duke siguruar unitetin e drejtimit politik/administrativ të gjithë veprimtarisë së tij. Është përfaqësues i Këshillit të Ministrave, në Qark dhe përfaqëson instutcionin në marrdhënie me të tretët.
  16. 2- Veprimtaria e Prefektit ushtrohet në përputhje me ligjin për Prefektin dhe gjithë legjislacionin e detyrueshëm për zbatim.
  17. 3- Prefekti është institucion i ngarkuar me ligj për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të miratuara nga Organet e Vetëqeverisjes Vendore. Kërkon zbatimin e detyrave dhe marrjen e masave për ruajtjen e rendit, sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore.
  18. 4- Në zbatim të përgjegjësive të tij dhe në përputhje me misionin që ka, Prefekti nxjerr urdhëra dhe udhëzime të detyrueshme për zbatim.
  19. 5- Mbikëqyr, kontollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor.
  20. Neni 7

    Nënprefekti

    Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të administratës caktohen nënprefektët. Nënprefekti për veprimtarinë e vetë për bashkinë/bashkitë përgjigjet drejtpërdrejtë te prefekti i qarkut. Nënprefekti ka këto detyra:

  21. a. Merr masa dhe informon prefektin e qarkut për përmbushjen e detyrave të caktuara, në zbatim të programit të qeverisë nga institucionet vendore në nivel të bashkisë/bashkive, ushtrimin e funksioneve dhe zbatimin e kompetencave në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore për këto instituicione.
  22. b. Përpilon raporte e informacione periodike në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  23. c. I propozon prefektit të qarkut masa për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të bashkisë/bashkive, ku ushtron funksionet.
  24. d. Informon prefektin e qarkut për masat e marra nga Policia e Shtetit në nivel të bashkisë/bashkive për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.
  25. e. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e punonjësit të gjendjes civile, si funksion i deleguar.
  26. f. Ushtron kontroll ne çdo institucion qendror në nivel të bashkisë/bashkive për marrjen e masave mbrojtëse, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve mbrojtëse si dhe marrjen e masave parandaluese për emergjencat civile.
  27. g. Informon për planet e zhvillimit të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
  28. h. Verifikon dhe zgjidh kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, shoqatave e komuniteteve. Për rastet jashtë kompetencës së tij, i propozon Prefektit të Qarkut mënyrën e zgjidhjes së tyre.
  29. i. Në programet e punës, nënprefekti krahas detyrave të administratës, përfshin dhe detyra specifike, të ngarkuara nga Prefekti i Qarkut. Për realizimin e detyrave të ngarkuara, nënprefekti raporton periodikisht te prefekti i qarkut.
  30. j. Për probleme të veçanta dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre, mban kontakte të drejtpërdrejta me koordinatorin e përgjithshëm dhe sektorët në përbërje të administratës së prefektit të qarkut.
  31. k. Nënprefekti drejton dhe merr pjesë në ceremonitë e ndryshme zyrtare shtetërore që zhvillohen në bashkinë/bashkitë që mbulon si përfaqësues i autorizuar i prefektit të qarkut, si dhe për veprimtaritë e organizuara nga organet e vetëqeverisjes vendore, kur është i ftuar prej tyre.
  32. l. Për probleme të veçanta, nënprefekti i propozon prefektit të qarkut për mbledhjen e organit këshillues, duke argumentuar paraprakisht domosdoshmërinë e mbledhjes së këtij organi
  33. m. Kontrollon plotësimin e detyrave në institucionet qendrore në territorin e caktuar, në funksion të realizimit të programit të qeverisë. Kërkon përmirësimin e punës në përmbushjen e detyrave dhe informon prefektin e qarkut për punën e bërë prej tyre.
  34. n. Përgatit takimet mujore të prefektit të qarkut me drejtuesit e institucioneve qendrore në territorin e caktuar.
  35. o. Monitoron veprimtarinë e strukturave e të institucioneve qëndrore në nivel vendor, të cilat i bën prezente në takimet mujore.
  36. p. Zbaton rregullat e etikës të përcaktuara në ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  37. Marrëdhëniet e nënprefektit me prefektin e qarkut rregullohen në bazë të dispozitave ligjore dhe rregullores së brendshme të funksionimit të administratës së prefektit të qarkut.

  1. Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
    1. Vendimarrja e AP
  2. Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Prefektit te Qarkut Durrës ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
    Legjislacion ndërkombëtar
              Legjislacion kombëtar
              Aktet Nënligjore
    Vendimi Nr.134 date 07.03.2003 "PËR VËRTETIMIN DHE LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE"
  1. Rregullore
  2. Kodi i sjelljes
  3. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit

  4. Institucioni i Prefektit të Qarkut Durres, nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
  5. Strategji
  6. Raport vjetor
  7. Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e autoritetit dhe që prek publikun

  8. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  9. Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë
  10. Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, i ndryshuar
  11. Ligji nr. 107/2016, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”.
  12. Ligji nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunsin Civil”, i ndryshuar.
  13. Ligji Nr 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative si dhe Gjykimin e Mosmarveshjeve Administrative”.
  14. Ligji nr.119/2014, datë 18.09.2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
  15. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës së administratës publike.”
  16. Ligji nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  17. Ligji nr.9367, datë 07.04.2005 “Për prandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  18. Ligj nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  19. Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
  20. Urdhri i Ministrit te Brendshem nr. 175, datë 9.7.2020 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Administratës së Prefektit të Qarkut Durrës”.
  21. Urdhëri i Kryeministrit nr. 14, datë 12.01.2016 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Administratës së Prefektit të Qarkut Durrës”.
  22. Urdhëri i Kryeministrit nr. 50, datë 12.04.2017 “Për Miratimin e Detyrave të Administratës së Prefektit të Qarkut”.
  23. Rregullore e Brendshme e Prefektit të Qarkut Durrës
  • Buxheti Financar
  • Plani i shpenzimeve për vitin financiar
  • Raport vjetor për zbatimin e buxhetit/ Pasqyra financiare
  • Donacione, sponsorizime – Nuk ka
  • Raportet e monitorimit të performancës së produkteve (në sasi dhe vlerë)– Nuk ka
  • Të dhënat kryesore financiare të ndërmarrjeve shtetërore – Nuk ka
  • Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
  • (në rast se autoriteti vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër financimi)– Nuk ka

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

  1. Lista e kontratave të lidhura – Lidhja nr.1
  2. (kopje të secilës, të anonimizuar sipas parashikimeve ligjore)
  3. Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
  4. Informacion mbi monitorimin e kontratave – nuk ka
  5. Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik i përditësuar

Shënim: Prefekti i Qarkut Durres nuk zhvillon procedura konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat.

Gjendja civile - Pranë Prefektit të Qarkut funksionon Zyra e Gjendjes Civile Arkivi Durrës nga e cila lëshohen certifikatat:

  • Certifikatë lindje nga akti
  • Certifikatë martese nga akti
  • Certifikatë vdekje nga akti
  • Certifikatë gjendje familjare para vitit 1974

Shërbimi për qytetarët ofrohet në Portalin E-Albania.

Vërtetim i certifikatave për jashtë shtetit

Bazuar në VKM-në Nr.134, datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, për përdorim jashtë vendit dhe të dokumenteve të huaja, për përdorim brenda vendit” (ndryshuar me VKM-në Nr.727, datë 30.10.2003”), Prefekti I Qarkut vërteton dokumentacionin e lëshuar nga NJVQV, me qëllim për tu përdorur jashtë vendit.
Ky shërbim i cili ofrohet nëpërmjet postës dhe është pa kosto.

  1. Njoftimi dhe konsultimi publik (Ligji)
  2. Format kërkese / Shpjeguese (procedura e kërkimit të akteve p.sh: formularë, vërtetime etj.)
  3. Format ankese / Shpjeguese
  4. Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  5. Komente/rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  6. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  7. Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  8. Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
  9. Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

  10. Shënim: Prefekti i Qarkut Durrës nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.

  1. Kategoritë/llojet e dokumenteve që administrohen

  2. 1. Shprehjet e ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore në nivel Qarku.
  3. 2. Informim periodik të institucioneve qëndrore në nivel vendor.
  4. 3. Kërkesat, ankesat e qytetarëve për problematika që lidhen me vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore
  5. 4. Akte të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, që i dërgohen prefektit të Qarkut në të cilat caktohen detyra apo përcaktohen marrëdhënie, në fushën e veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor.
  6. 5. Kërkesa bashkëpunimi me institucionet qendrore, institucioneve të administratës shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore që veprojnë në qark dhe institucione të tjera shtetërore.

  7. Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  8. Dokumentacioni administrohet në kopje fizike dhe format elektronik.

  1. Nëse autoriteti ofron ndihmë shoqërore/subvencione, publikoni procedurën për të përfituar dhe bashkëlidhni dokumentet përkatëse për aplikim
  2. Nuk perfshihet ne funksionet e AP, Prefekti Qarkut Durrës

    Informacione / dokumente që kërkohen shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim

    Informacionet që kërkohen më shumë në Arkiv Protokollin e institucionit të Prefektit të Qarkut janë:

    1.Kopje të shprehjeve të ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave të Njësive të vetqeverisjes vendore,

    2.Vendime të ish -Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë.


    VETËDEKLARIMET

  1. Njoftime për median
  2. Të gjitha njoftimet për mediat publikohen në faqen zyrtare të Prefektit të Qarkut me adrese prefektidurres.gov.al si dhe faqjen në rrjetin social facebook me adresën Prefektura Durres Facebook

  3. Njoftime për procedurat e rekrutimit

  4. Procedurat e njoftimit për rekrutim bëhen nga Sektori i Financës në bashkëpunim me Departamentin e Administatës Publike në adresën zyrtare DAP

  5. Regjistra – Nuk ka
  6. Raporte – Nuk ka
  7. Publikime – Nuk ka
  8. Statistika – Nuk ka
  9. Projekte – Nuk ka
  10. Bashkëpunime – Nuk ka

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që marrin më shpesh.

Programi i Transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.