Category: AKTIVITETE

Këtë javë pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të Kishës Katolike, Atë Bernard Caruana, Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës Tiranë-Durrës dhe znj. Juljana Reso, Drejtor Kombëtar i Caritas Shqiptar. Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt ku u ndalëm në rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit të çmuar në shërbim të komunitetit dhe solidaritetit shoqëror.

Sot, në kuadër të Javës Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit, u zhvillua një tryezë shumë e rëndësishme që, teksa evidentoi arritjet dhe sfidat, vuri theksin edhe mbi angazhimin e çdo faktori ndërinstitucional për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Takimi u organizua në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin Komunitar “Sot për të Ardhmen”,…

Durrësi, qyteti ku larmia e hartës ekonomike shtron domosdoshmërinë e arsimit profesional. Përveç shkollave të mirëfillta profesionale, që orientojnë nxënësit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, një impuls mjaft pozitiv në tregun e punës po japin edhe kontigjente që kualifikimin e tyre e marrin në Qendrën e Formimit Profesional Publik. Sot, në një takim me…

Sot patëm kënaqësinë të prisnim në një takim z. Redin Quku, Kreu i Myftinisë së Durrësit. Bashkëbisedimi ynë u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes institucioneve tona. E kemi çmuar shumë të rëndësishëm dialogun e vazhdueshëm me komunitetet fetare, të cilat kanë një rol të…

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës, z. Adrian Gurra, u zhvillua Analiza Vjetore e Punës së Institucionit të Prefektit për vitin 2025. Kjo mbledhje u zhvillua me praninë e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia, Këshilltarit të Ministres së Punëve të Brendshme, z. Flamur Mamaj, si dhe Drejtorit në detyrë të Drejtorisë…

Prefekti i Qarkut Durrës, z. Adrian Gurra, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, zhvilloi më datë 10 shkurt 2026 mbledhjen e Këshillit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm–Erzen–Mat. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 141, të ligjit nr. 29/2024, “Për Burimet Ujore”, i ndryshuar,…

Sot, më datë 13.03.2025 në drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore Anti-Kanabis, në kuadër të intensifikimit të masave dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025, Plan – Veprimit Vendor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të…

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, zhvilloj sot datë 12.03.2025 mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat. Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.29/2024 “Për Burimet Ujore”, dhe…

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani, ishte i pranishëm sot në një takim të organizuar nga Qëndra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit, në kuadër të promovimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të bërë të mundur një reagim të shpejtë dhe të sinkronizuar mes të gjithë aktorëve institucional të përfshirë. Në takim…