Takim me Anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Durrës

October 27, 2020

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot më datë 27.10.2020 një takim me të gjithë Anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Durrës me fokus një tematikë mjaft të rëndësishme dhe të veçantë siç është startimi i shërbimit të Qendrës për Shërbime Mbrojtëse Fuqizuese dhe Emergjente për Fëmijën dhe Familjen e cila ngrihet si rezultat i partneritetit ndërmjet World Vision Albania, Bashkisë Durrës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të zgjeruar në qytetin e Durrësit gamën e shërbimeve komunitare multidisiplinare si edhe për të ofruar një shërbim të ri dhe të munguar, siç është shërbimi emergjent për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.Prefekti i Qarkut në fjalën e tij falenderoi të pranishmit për pjesmarjen në aktivitet, përgëzoj ata për punën e mirë, angazhimin dhe impenjimin serioz të treguar në Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore duke nënvizuar që KRAT Durrës është një nga strukturat që dallohet për veprimtarinë dhe përformancën më të mirë në të gjithe vendin dhe kjo sigurisht falë punës tonë të përbashkët por mbi të gjitha falë bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis nesh në koordinimin e veprimeve dhe aktiviteteve sipas planit të veprimit.Gjithashtu në këtë takim Prefekti u kërkoj të gjithë bashkëpuntorëve, të rrisin bashkëpunimin e tyre me të gjitha strukturat shtetërore dhe organizatat joqeveritare, që kjo qendër të kryej sa më mirë misionin e saj në të njëjtën kohë bëri një përmbledhje të hollësishme të punës së KRAT duke përcaktuar detyrat, përpjekjet e vazhdushme që janë bërë nga të gjitha strukturat antare në luftën kundër trafikimit të personave, aktivitetet kryesore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe si dhe sfidat për të ardhmen.Më pas përfaqësuesja e Organizatës World Vision Znj.Migena Muhaj, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Durrës Znj. Meme Xhaferraj si dhe Znj. Viola Cikalleshi e cila do të drejtojë këtë qëndër bënë një përshkrim të detajuar mbi funksionimin shërbimet dhe misionin e “Qendrës për Shërbime, Mbrojtëse Fuqizuese dhe Emergjente për Fëmijën dhe Familjen” e cila do të funksionojë në përputhje me standartet e shërbimeve komunitare shumëdisiplinore duke përfshirë në mënyrë proaktive komunitetin për të ofruar shërbimet e saj përmes koordinimit ndërsektorial që mbështetja të jetë e gjithanshme, e plotë dhe e përshtatshme në përputhje me interesin me të larte të fëmijës dhe familjes. Kjo qëndër do të synojë të ofrojë mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale, shërbime parësore alternativa të reja për integrim si dhe mundësi për zhvillim dhe përfshirje shoqërore të fëmijëve dhe familjeve në nevojë në Durrës.Kjo iniciativë u mirëpit dhe u vlerësua në mënyrë maksimale nga të gjithë të pranishmit duke qënë se për vite të tëra është diskutuar dhe kërkuar ekzistenca e një qendre të tillë për ti ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, viktimave të mundeshmetë trafikimit, nëpërmjet disa shërbimeve të specializuara, të cilat kanë qenë të munguara deri sot. Të pranishmit shprehën angazhimin e tyre të plotë për të punuar në partneritet dhe për të bërë të mundur funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës në këtë qender.Takimi vijoi me diskutime të ndryshme në drejtim të përmirësimit të punës së përbashkët.