UNICEF Shqipëri prezantoi në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, në një mënyrë unike, fushatën #TëBesoj

October 26, 2020

Më datë 26 Tetor 2020 – UNICEF Shqipëri prezantoi në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, në një mënyrë unike, fushatën #TëBesoj. Në kuadër të kësaj fushate, UNICEF organizoi këtë aktivitet në sheshin “Liria”, ku ishin të pranishëm: Dr.Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Znj Fiona McCluney Kordinatore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto, Kryetarja e Bashkisë Durrës Znj.Emiriana Sako etj.#TëBesoj është një instalacion publik, i përbërë nga simbole fëmijësh ku secila ka një histori të një rasti real të dhunimit seksual që u ndodh fëmijëve në Shqipëri. Prapa çdo historie, qëndron një fëmijë real që vuan akoma rrjedhojat e abuzimit dhe shfrytëzimit që i ka ndodhur. Historitë nuk kanë emra të fëmijëve si dhe nuk përmbajnë asnjë informacion që mund ti identifikojë ata.Eventi u zhvillua në shëshin “Liria”, për shkak të masave mbrojtëse dhe protokollit kundër COVID-19, në aktivitet ishin të pranishëm vetëm disa anëtarë të organizatave që kanë kontribuar në mbledhjen e historive.Qëllimi i këtij eventi ishte ndergjegjësimi publik mbi çështjet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve dhe inkurajimi i tyre për raportimin e rasteve, nxitja e autoriteteve qëndrore dhe lokale që ti japin përparësi politikave kundër abuzimit seksual të fëmijëve në vend.Kjo fushatë synon të forcojë kulturën e denoncimit dhe luftës që duhet të bëjmë të gjithë bashkë kundër dhunës dhe abuzimit veçanërisht atij kundër fëmijëve.Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto e mirëpriti këtë fushatë duke theksuar në fjalën e tij se lufta kundër abuzimit seksual të fëmijëve është një prioritet dhe nëpërmjet kësaj fushate duhet ti japim fund heshtjes rreth abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Le të punojmë të gjithë së bashku për të fuqizuar fëmijët dhe për të minimizuar këtë fenomen.