Takim sensibilizues për trafikimin e qenieve njerëzore në Bashkinë Shijak

October 21, 2020

Sot në Bashkinë Shijak u zhvillua takimi sensibilizues për trafikimin e qenieve njerëzore siç është parashikuar në kalendarin e aktiviteteve Antitrafik të muajit Tetor.Sekretari i Përgjithshëm i Instucionit të Prefektit Z. Shyqyri Roda në cilësinë e Kryetarit të Tryezës Teknike, bëri një panoramë përmbledhëse të strategjisë Kombëtare Antitrafik përpara të pranishmëve, ku theksoi rëndësinë e aktiviteteve të muajit Tetor për ndërgjegjësimin e komunitetit.Më pas u prezantua një vidio e përgatitur nga zj. Evelina Balliu përfaqësuese e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor nëpërmjet të cilës u pasqyruan 5 etapat që duhet të ndjekin punonjësit e qendrave shëndetsore për referimin e rasteve të trafikimit si dhe punën e bërë nga qendrat shëndetsore deri tani. Përfaqësuesja e Shërbimit Social në Bashkinë Shijak foli për problematikat e punonjësve të NJMF-së në referimin dhe trajtimin e rasteve të fëmijeve në nevojë.Sensibilizimi përfshiu punonjëset e qendrave shëndetsore dhe NJMF-ve të Njesive Administrative Maminas, Gjepalaj, Xhafzotaj dhe Shijak.Diskutimet vijuan me problematikat që hasin këto punonjëse në referimin dhe menaxhimin e rasteve e fëmijëve të familjeve me probleme ekonomike e sociale, shërbimet materiale dhe psikologjike që ato marin. Diskutimet konkluduan se është e nevojshme që të ndërmeren fushata sensibilizuese me familjet e këtyre fëmijëve për tu ardhur në ndihmë atyre me programet e ndihmës ekonomike dhe programet e punësimit.