Ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore në portin e Barit, kushtuar të riut nga Durrësi Florian Mesuti

Më lejoni të shpreh vlerësimin tim në organizimin e kësaj ceremonie, për të cilën jemi mbledhur sot këtu.

Duke i cilësuar gjithmonë madhëniet e fqinjësisë mjaftë të mira dhe reciproke ndërmjet dy popujve atë italian dhe shqiptarë, më lejoni të vlerësoj vlerat, traditat, kulturën e këtyre dy popujve, të cilët kanë krijuar një marredhënie që kalon përtej dimensioneve të kufijve dhe nacioneve. Mardhënie këto që ka bashkuar kulturat, vlerat njerëzore, madhënie që na kanë bashkuar në ditë të mira dhe të vështira.

Jane pikërisht këto elemente të rëndësishëm të këtyre dy popujve që kanë kurorëzuar  ndërmjet tyre, mardhënie mjaftë të mira diplomatike, ura lidhëse në bashkëpunime dhe shkëmbime të ideve, eksperiencave në fusha të ndryshme, duke kontribuar në këtë mënyrë në rrugën e zhvillimit.

Mund të themi me bindjen e plotë se vendi ynë mik Italia është partneri dhe mbështësi ynë strategjik në cdo fushë të zhvillimit.

Personalisht ndjehem i emocionuar në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne, në këtë ceremoni nderimi dhe përkujtimi ndaj një djali të thjeshtë dhe të ndershëm shqiptar, sic ishte Florian Mesuti. Ndjehem i emocionuar me historinë e tij, një djalë durrsak i ri në moshë, me prejardhje nga një familje e thjeshtë, e cila e kishte edukuar me vlerat e vërteta që duhet të karakterizojnë njeriun e mirë në një shoqëri. Një djalë punëtor dhe i dashur, i cili kishte ardhur në Itali, në Komunën e Barit, për një jetë më të mirë, për të krijuar familjen e tij të re në këtë vend i cili padyshim që ngjan në shumë drejtime, me traditën dhe kulturën e vendit të tij. 

Ndjenja e dashurisë për tjetrin, e mbrojtjes dhe dhënies së ndihmës ndaj një veprimi jo të drejtë ishte pikërisht ajo që e shtyhu Florin që në atë fund Gushti (29 Gusht 2014), t’i dilte në mbrojtje dy njerëzve të panjohur, një gruaje me një fëmijë të vogël kundrejt një veprimi jo të denjtë nga një agresor i cili, do shtynte persona të papërgjegjshëm për t’i marr jetën më pas.

Vrasja e Florit nga “të fortët” e zonës,  kërkonte të dëshmonte për mbarë komunitetin se zotër ishin ata, Por JO askush nuk mund të jetë Zot përpara ligjit dhe shtetit!

Flori iku nga kjo jetë në një moshë shumë të re. Ai ishte vetëm 24 vjec dhe kishte shumë endrra për jetën e tij. Ndoshtja  ai do të mësonte shume gjëra në këtë jetë, por me xhestin e tij ishte pikërisht AI që na mësoj të gjithëve në një gjë që nuk do ta harrojmë kurrë! Duaje dhe mbroje tjetrin si veten tënde, pa kushte!

Sot me këtë pllakatë përkujtimore ne përjetësojmë emrin dhe veprën e tij, por në të njëtën kohë dëshmojmë edhe një herë vlerat e vërteta që i karakterizojnë shqiptarët e vërtetë, të cilët shpesh herë jeta i detyron për një jetesë më të mirë të emigrojnë larg vendit dhe familjes së tyre, por që në asnjë moment nuk harrojnë vlerat e jetës që i ka mësuar ky vend! Ata dinë të jenë sa miqësorë aq edhe vllazëror, dinë të jenë njerëz punëtor e të denjë për cdo shoqëri a vend ku jetojnë, t”u gjenden të tjerëve në cdo kohë e vështirësi.

Flori është fytyra e vërtetë e shiptarit e ne sot i themi faleminderit Florit për atë çka ti bëre për vetën por edhe për ne!

I përjetshëm qoftë përherë kujtimi Yt!   

Ju faleminderit!