Takim me anëtarë të shoqatës Ryder Albania

Sot Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto priti në një takim anëtarë të shoqatës Rajder Albania, Dr Kristaq Huta, Znj.Julinda Toda punonjëse sociale dhe Z. Mario Ndoja të cilët kërkuan në këtë takim përshpejtimin e ndihmës në rindërtimin e ndërtesave të klasifikuara DS4- DS5 për familjet e pacienteve të cilët vuajnë me sëmundjen e kancerit që kanë pësuar dëme në banesat e tyre si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit.Prefekti vlerësoj punën e bërë nga këta punonjës për këto familje për përkujdesin shëndetësor të treguar si dhe u kërkoj një listë emërore të tyre që në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe firmat fituese të ndërhyjnë për të rindërtuar sa më shpejt shtëpitë e tyre.