Takim pune me Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar znj. Valentina Leka.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës zhvilloi një takim pune me Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar znj. Valentina Leka.Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e proçesit mësimor në institucionet arsimore parauniversitare të qarkut Durrës për vitin e ri shkollor 2020-2021 si dhe problematikat e evidentuara në kushtet e pandemisë Covid-19.Gjatë takimit u shtruan për diskutim një seri çështjesh dhe problematikash për një mbarvajtje sa më të mirë të vitit të ri shkollor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Qarkun e Durrësit. Çështjet e ngritura për diskutim ishin:1. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 tek nxënësit dhe trupa pedagogjike. 2. Kompletimi me termometra, dezinfektues, postera orientues dhe shpjegues kundër COVID-19. 3.Kompletimi me sinjalistikë horizontale për ruajtjen e largësisë midis nxënësve para hyrjes në institucionin arsimor. 4. Ruajtja e një numri të kufizuar nxënësish brenda një klase, ku duhet të respektohet largësia sipas protokollit. 5. Kompletimi i çdo institucioni arsimor me personel shëndetësor nga Instituti i Shëndetit Publik për ruajtjen dhe respektimin e të gjitha karakteristikave sipas protokollit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. 6. Vendosja e një koordinatori për secilën shkollë (zv. drejtori i institucionit arsimor), i/ecili/a do të përpunojë dhe mbledhë të gjitha informacionet ditore për çdo rast të mundshëm të infektuar me COVID-19 si për nxënësit ashtu dhe për mësuesit në bashkëpunim të ngushtë me Njesinë Vendore të Shëndetit Publik Durrës, Shijak dhe Krujë.7. Akordimi i një fondi shtesë nga Ministria e Arsimit për të gjithë mësuesit të cilët do të rekrutohen gjatë kësaj periudhe pandemie për realizimin e orëve mësimore si pasojë e ndarjeve të klasave në dy turne.8. Sigurimi i fondit për transportin e nxënësve gjimnazistë të cilёt për arsye të rindëtrimit të shkollës janë zhvendosur në një shkollë tjetër.Në vijim të monitorimit të institucioneve arsimore lidhur me respektimin e masave anti COVID-19, Prefekti vizitoi shkollën e Mesme të artistike “Jan Kukuzeli ” si dhe shkollën jo publike Top School.Gjatë inspektimeve u evidentuan masat e nevojshme të ndërmarra nga drejtorët e institucioneve arsimore si dhe planifikimi i skenarëve për zhvillimin e procesit mësimor sipas specifikave të shkollave.Prefekti i qarkut uroj që ky vit arsimor tё jetё i mbarë dhe i qetë referuar dhe situatës së shkaktuar nga virusi Covid-19 që po kalojmë, me sa më pak problematika dhe tё gjithё sё bashku tё punojmё fort gjatё gjithё vitit pёr njё ecuri tё rregullt tё kёtij viti arsimor.