Mbi zbatimin e masave për fillimin e mësimit të nxënësve maturantë.

May 12, 2020

Prefekti i Qarkut Durrës organizoi sot një takim me Dr e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Znj Valentina Leka si dhe me disa nga drejtuesit e ZVA-ve të qarkut, në lidhje me zbatimin e masave për fillimin e mësimit të nxënësve maturantë.

Disa nga çështjet kryesore ku u fokusua ky takim kishin të bënin me masat e marra për hartimin e rregulloreve, dezinfektimin e mjediseve, numrin e klasave të nxenësve etj.

Pas raportimit nga të pranishmit rezultoi që: ▫️Janë përgatitur programe pune të detajuara organizative dhe administrative.▫️Po përgatiten rregulloret dhe janë në përfundim. ▫️Për shkollat që janë prishur si pasojë e dëmtimeve të tërmetit, janë planifikuar mjediset ku nxënësit do të zhvillojnë mësimin.▫️Ka përfunduar plani i dezinfektimit dhe deri në fund të javës përfundon në të gjitha shkollat.▫️Ka filluar shpërndarja e bazës materiale dezinfektuese për nxënësit.▫️Nga Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor janë përcaktuar për të gjitha shkollat personel mjekësor si dhe mënyra si do të veprohet për matjen e temperaturës.

Në përfundim Prefekti nënvizoi dhe një herë zbatimin me fanatizëm të rregullores dhe masave të përcaktuara duke filluar nga nxënësit, mësuesit dhe drejtoret e shkollave.