Homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës.

Në një ceremoni ndryshe nga vitet e kaluara, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto, Kryebashkiakja e Durrësit, Znj. Emiriana Sako,Kryetari i Qarkut Durrës Z.Alfred Mullaraj, Deputetë të qarkut si dhe përfaqësues të veteranëve të luftës, kanë kryer homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës.

Në respektim të masave kufizuese të ndërmarra me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 kjo ceremoni u zhvillua me numër të reduktuar pjesëmarrësish.

Të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të qarkut të Durrësit.

Në respekt dhe mirënjohje të veprës heroike të këtyre dëshmorëve e heronjve, të pranishmit vendosën kurora me lule duke u përkulur me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit.