Takim mbi masat paraprake për sezonin turistik 2020.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto në zbatim të VKM-së nr 171 datë 27.03.2019 “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë në stacionet e plazhit” si dhe VKM-së nr, 321 datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det plazhe në ujrat e brëndshme në thellësi të teritorit dhe gjatë ushtrimit të veprimtarive të sporteve ujore” zhvilloj një takim mbi masat paraprake për sezonin turistik ku ishin të pranishëm përfaqësues nga: Bashkia Durrës Zv.Kryetari i Bashisë Durrës, Drejtori i Policisë Bashkiake, Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Drejtorët e Ndërmarjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Plazh dhe Rruga Ura, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Shefi i Komisariatit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Përfaqësues nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe nga Kapiteneria e Portit.

Duke marrë shkas nga problematikat e dala gjatë sezonit veror të kaluar nga Prefekti i Qarkut u kërkua koordinim ndërinstitucional i punës në lidhje me plotësimin e detyrimeve të parashikuara në ligj mbi masat paraprake që duhet të merren nga Bashkia Durrës dhe Degët Tërritoriale, për të pasur një sezon turistik të mirëorganizuar duke u fokusuar në:

Pregatitjen dhe miratimin e hartave nga Bashkia Durrës ku përcaktohet ndarja e hapsirave plazh publik\plazh privat, vendodhja e kullave të vrojtimit, hapsira ujore e lejuar për notim, vendbazimet e mjeteve motorrike të sporteve ujore, zona e çadrave, zona rekreative e tj.

Plotësimin e kritereve të nevojshme nga subjektet që do ti jepet e drejta për të ushtruar veprimtarinë në stacionet e plazhit si (roje bregdetare, kulla vrojtimi, banjo, dushe vendbazimet e mjeteve motorrike të sporteve ujore etj) sipas kritereve ligjore.

Gjithashtu u kërkua vëmëndja e të gjitha strukturave në drejtim të marrjes së masave ndaj kushteve higjeno sanitare, pastrimit të plazheve nga leshteriku dhe mbetjet inerte, plugimi dhe dezinfektimi i plazhit, kontrolli i zhurmave, qarkullimi i mjetëve të rënda në zonën e plazhit, krijimi i sinjalistikës së nevojshme, shitësit ambulantë etj.

Këto masa duhet të jenë sa më rigoroze dhe të marra në kohë me qëllim që fillimi i sezonit turistik 2020 të na gjej pa problematika në këtë drejtim. Prefekti nënvizoj dhe një herë detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që proçedojnë në informalitet dhe në kundershtim me ligjin.

Edhe në këtë vit faza e parë e veprimt të strukturave është ajo e informimit dhe e sensibilizimit të subjekteve private që operojnë në drejtim të ofrimit të shërbimeve turistike përsa i përket problematikave që kemi konstatuar vitin e kaluar me qëllim kijimin e një bashkëpunimi dhe partneriteti sa më të mirë me sektorin privat në mënyrë që të ofrojmë një turizëm brenda standartit për të gjithë pushuesit dhe turistët që do të vizitojnë qarkun tonë.

Nga diskutimet e të pranishmëve në këtë takim u ngritën problematika të ndryshme në drejtim të aspektit teknik të punës për të cilat do të punohet për ti dhënë zgjidhje në kohë dhe për të bërë të mundur krijimin e të gjithë infrastrukturës apo shërbimeve të nevojshme për sezonin turistik veror 2020.

Në përfundim të takimit Prefekti u la detyrë të pranishmëve hartimin e planeve konkrete të veprimit me afate kohore të përcaktuara, të masave paraprake që do të merren nga çdo institucion në drejtim mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2020.

Institucioni i Prefektit do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm për të monitoruar dhe njëkohësisht mbështetur në lidhje me çdo problematikë.