Prefekti i Qarkut Durrës dhe stafi i tij zhvilloi një takim në lidhje me projektin “Bashki të Forta”.

March 5, 2020

Prefekti i Qarkut Durrës dhe stafi i tij zhvilloi një takim me Znj. Eneda Marku, koordinatore e projektit “Bashki të Forta” për qarkun Durrës, të shoqatës “HELVETAS” Albania, në lidhje me nismën që kjo shoqatë ka marrë për ndryshimet ligjore që mund t’i bëhen ligjit “Për Prefektin”. Kjo nisëm është e përqëndruar në 3 fokus grupe, përpara se të kaloj drafti i parë për ndryshimet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Në këtë takim koordinatorja e projektit “Bashki të Forta” i paraqiti Prefektit synimin e kësaj nisme si dhe prezantoi një pjesë të saj që konsiston në identifikimin e ankesave të qytetarëve për probleme të ndryshme si dhe koordinimin, bashkëpunimin dhe ndjekjen e të gjithë hallkës së veprimeve nga Institucioni i Prefektit me qëllim zgjidhjen e këtyre problemeve të qytetarëve që paraqiten pranë Institucionit të Prefektit për çështje të ndryshme.

Nisur dhe nga libri i ankesave (protokolli) të mund të indentifikohen (plasterat) fushat e veprimit të problematikave që ndiqen nga institucioni, të mund të shikohej dhe të kontaktohej nga ana e tyre një individ i përzgjedhur në mënyrë rastësore, për të parë më pas të gjithë proçedurën e ndjekur për zgjidhjen e problemit të qytetarit në fjalë, gjë për të cilën Prefekti u shpreh i hapur për dhënien e këtij informacioni si një e drejtë qytetare për informim.

Në këtë takim duke marrë shkas edhe nga takimet e mëparshme dhe trajnimet që i janë bërë administratës së Prefekturave në lidhje me llogaritjen e kostos dhe tarifës për menaxhimin e mbetjeve urbane, kjo si një detyrim ligjor që kanë bashkitë për ta bërë, u diskutua edhe në lidhje me hartimin e një plani të përbashkët për ndjekjen, implementimin dhe zbatimin e këtij detyrimi ligjor nga bashkitë në bashkëpunimin dhe nën asistimin e ekspertëve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe ekspertëve të fushës që do të vihen në dispozicion nga “Bashkitë e Forta” për këtë qëllim. Kjo gjë do të ndiqet dhe zhvillohet në vazhdimësi.