Analiza e veprimtarisë së KRAT gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2019.

February 25, 2020

Në bazë të Planit të Veprimit të KRAT 2019, U organizua një takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT), për të analizuar veprimtarinë e KRAT gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2019.

Në këtë takim u pasqyruan problematikat e hasura në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë Kundër Trafikimit të Personave, si edhe sfidat në gjetjen e zgjidhjeve për zhdukjen e këtij fenomeni, gjithashtu u diskutuan masat konkrete që janë marrë dhe priten të ndërmerren në funksion të zbatimit të kësaj strategjie për vitin 2020.

Sekretari i Përgjithshëm Z. Shyqyri Roda, bëri një përmbledhje dhe një vlerësim të situatës në qarkun tonë për këtë periudhë ku rezultojnë vetëm 2 viktima trafikimi të cilët janë trajtuar dhe kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme nga strukturat e KRAT.

Përfaqësuesit e institucioneve të përfshira raportuan mbi zbatimin e planeve të veprimit të hartuara, bashkëpunimet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër trafikimit për periudhën Janar –Dhjetor 2019 si dhe komunikuan objektivat e tyre të punës për vitin 2020.

Diskutimi u përqëndrua në progresin e arritur, dhënien e rekomandimeve me synimin e përbashket të ndarjes së praktikave më të mira në gjetjetjen e zgjidhjeve të reja në secilën nga fushat si hetimi, mbështetja dhe parandalimi i viktimave të trafikimit.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime të hapura, ku përfaqësuesit shprehën sygjerimet dhe rekomandimet e tyre në dobi të punës së përbashkët.

Në përfundim të takimit Anëtarët e Tryezës teknike rikonfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim në intensifikimin e luftës së përbashkët kundër trafikimit duke sygjeruar një kalendar aktivitetesh ndërgjegjësuese që synojnë fuqizimin e kapaciteteve etj.