Takim Zyrtar

Në kuadër të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vëndeve Francë-Shpiëri Znj. Mireille Clapot Deputete e Drôme Kryetare e grupit të miqësisë Francë Shqipëri e shoqëruar nga Znj. Valerie Thomas deputete e Puy-de-Drôme anëtare e grupit të miqësisë si dhe Z.Claude Lett dhe Dider Bayn të cilët drejtojnë bashkërisht shoqatën “Ndihmë Veprimtari Ndërkombëtare Zjarrëfikëse” (AAIP) realizuan një vizitë zyrtare në Prefekturën e Qarkut Durrës të shoqëruar nga Ambasadorja e Francës në shqipëri znj Christin Vasak.

Ky delegacion u prit nga Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto, Deputeti i Kuvendit të Shipërisë Z. Fidel Ylli  si dhe  nga Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako.

Në këtë takim Prefekti shprehu mirënjohje të thellë për çka Franca mike ka bërë në ndihmë të Shqipërisë.

Një ndër mbështetëset e para që ofroi asistencë me grupe ekspertësh në terren, për përballimin e fatkeqësisë natyrore si pasojë e tërmëtit të 26 nëntorit.

Po ashtu një nga mbështetëset në vijë të parë, e rrugës tonë integruese drejt familjes evropiane.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me situatën post tërmetit, sistemin e menaxhimit të Emergjencave Civile, masat e marra për përballimin e kësaj fatëkeqësie etj.

Z. Haki Çako në fjalën e tij shprehu se Qeveria Shqipëtare ka në fokus të saj menaxhimin e rreziqeve natyrore, ndërmarrja e masave, për parandalimin e tyre është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare.

Vlerësojmë dhe mirëpresim çdo ekspertizë tuajën për trajnimin e ekipeve tona,  do të doja që ky bashkëpunim të vijë duke u forcuar dhe të arrijmë të shkëmbejmë eksperiencat tona në fushën e Kërkim – Shpëtimit .

Z. Ylli falenderoj të pranishmit  në emër të Parlamentit Shqiptar  për kontributin e çmuar si dhe informoj ata në mënyrë të detajuar për masat e marra nga Qeveria Shqipëtare ku në fokus është urbanizimi dhe  rinndërtimin i të gjithë zonave të dëmtuara.

 Të pranishmit shprehën  gatishmërinë  dhe ofrimin e mbështetjes së tyre  për  çeljen e negociatave Shqipëri BE, dhënien e votës që vëndi ynë të marr statusin e vendit kandidat si dhe ofrimin e ndihmës së tyre në  prag të konferencës së donatorëvë e cila do të mbahet me dt 17 shkurt në Bruksel.