Në një event simbolik të zhvilluar pranë ambienteve të Hotel Adriatik Durrës, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto përcolli një falënderim të sinqertë për mbështetjen gjatë situatës emergjente që solli tërmeti shkatrrimtar i 26 nëntorit 2019.

Në një event simbolik të zhvilluar pranë ambienteve të Hotel Adriatik Durrës, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto përcolli një falënderim të sinqertë në shenjë mirënjohje për të gjithë stafin e këtij hoteli për mbështetjen e pazëvëndësueshme, gadishmërinë, profesionalizmin, por edhe organizimin e menjehershëm gjatë situatës emergjente që solli tërmeti shkatrrimtar i 26 nëntorit 2019, në strehimin e qytetarëvë të qytetit të Durrësit.

Prefekti e vlerësoj maksimalisht këtë akt human si shprehje të një zemërgjerësie dhe përgjegjësie të lartë qytetare, duke e bërë më aktuale se kurrë shprehjen: “Shtëpia e shqipëtarit është e zotit dhe e mikut”

Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm nuk do të ishte e lehtë të menaxhohej kjo situatë.

Mirënjohje dhe falenderime pa fund për këtë kontribut të çmuar!