Takim me përfaqësues të Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

December 18, 2019

Prefekti i Qarkut Durrës priti në një takim përfaqësues të Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme të cilët i janë përgjigjur thirrjes duke shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim për të na u gjëndur pranë në këto momente të vështira, përmes kontributit të familjeve misionare vullnetare Jonass dhe Boehm të cilët janë përfshirë në programe humanitare me qëllim plotësimin e nevojave të familjeve që kanë pësuar dëmtime të rënda materiale duke mbetur të pastrehë.

Programi Humanitar ka siguruar çadra dimërore, shtretër portativ, veshmbathje batanije, ushqim etj. Qëllimin i këtij takimi ishte identifikimi dhe kooridinimi i vevojave për ndihme në zonat me urgjente përmës një plani te bashkërenduar për të organizuar vullnetarët duke specifikuar vendet për të bërë të mundur dhënien e ndihmës direkt atje ku duhet, në çdo vend ku ka nevojë.

Në përfundim Prefekti shprehu Mirënjohje për kontributin dhe solidaritetin e treguar!