Aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese kundër Trafikimit të Personave

Prefekti i Qarkut Durrës, njëkohësisht dhe kryetari i KRAT në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me të gjitha strukturat shtetërore dhe OJF të cilët kanë në fokus trafikimin, gjatë muajit tetor kanë hartuar dhe zbatuar një program me aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në të gjithë qarkun.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë sensibilizimi i të gjithë shtresave vulnerabel që janë të rrezikuara nga fenomeni i trafikimit.

Këto aktivitete janë organizuar në shumë shkolla të qarkut nën kujdesin e ZVAP, me nxenës, psikologë, mësues dhe prindër.
Janë organizuar aktivitete me komunitetin rom dhe egjiptian nën kujdesin e bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë, Qendrës Komunitare si dhe Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Në subjekte private me qëllim punësimin e personave të rrezikuar nga trafikimi, duke informuar dhe për kurset profesionele që ofrohen nga Zyra e Punesimit dhe Inspektoriati i Punës.
Në të gjitha Qendrat Shëndetsore të qarkut me stafet e tyre nën kujdesin e NJVKSH.
KRAT Durrës ishte pjesë e marshimit sensibilizues të organizuar nga Koordinatori Kombëtar në ditën Europiane kundër trafikimit të personave.

Në këto aktivitete të larmishme antitrafikimi janë shfaqur video sensibilizuese, janë shpërndarë fletëpalosje me informacione, janë organizuar konkurse pikturash me temë trafikimin, janë diskutuar shembuj të trafikimit, është dhënë informacion se ku mund të drejtohen për ndihmë, cili është nr i tel që duhet të marin, cfarë mbrojtje ofron shteti etj. Në mbështjeje të këtyre aktiviteteve kanë qënë të pranishëm stukturat e Policisë së Shtetit dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare si World Vision CSDS, Gruja në Fokus etj.

Përmes fushatave të tilla ndërgjegjësuese si kjo e muajit tetor, gjatë të cilit KRAT Durrës ka zhvilluar rreth 25 aktivitete në të gjithë qarkun, mund të themi me bindje se shume persona sidomos shtresat vurnerabel të cilët nuk e njihnin fenomenin e trafikimit, sot janë ndergjegjesuar dhe kanë información se ç’është trafikimi, si të dallojnë kur dikush u afrohet për qëllime trafikimi, ku të drejtohen për ndihmë, cili është nr i telefonit si edhe çfarë mbrojtje ofron shteti për viktimat e trafikimit.

Në përfundim theksojmë së Institucioni i Prefektit do të ofrojë gjithmonë të gjithë mbështetjen institucionale për intesifikimin e përpjekjeve shtetërore në luftën kundër këtij fenomeni.