Prefekti i qarkut Durrës ishte i pranishëm në të tre ditët e stërvitjes Rajonale “Joint Reaction 2019” në kuadër të Iniciativës së “A-5” e cila u zhvillua në zonën e Krastës Bashkia Krujë.

Prefekti i qarkut Durrës ishte i pranishëm në të tre ditët e stërvitjes Rajonale“Joint Reaction 2019” në kuadër të Iniciativës së “A-5” e cia u zhvillua në zonëne Krastës Bashkia Krujë.

Stërvitja Rajonale “Joint Reaction 2019”, përbën një ndër projektet kryesore,përsa i përket qasjes gjithëpërfshirëse në çështjet e bashkëpunimit, koordinimit dhe reagimit në fushën e Sigurisë.

Për këtë qëllim në mjediset e Njësisë Administrative Fushë Krujë të Bashkisë Krujë për katër ditë me rradhe u ngrit Qëndra Operacionale pjesë e stërvitjes Rajonale “Joint Reaction 2019” me synim rritjen e ndërveprimit midis vëndeve organizatore partnerëve rajonalë në mënyrë që të vertetojnë dhe të provojë zbatimin e marveshjes së përbashkët përsa i përket asistencës në menaxhimin e reagimit emergjent në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në stërvitje ishin të pranishëm: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Drejtori i Agjensisë së Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako, përfaqësues të vendeve të A-5: Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja – Hercegovina si edhe Kosova, Serbia, Sllovenia, Garda Kombëtare e New Jersey USA,
organizata homologe të mbrojtjes civile si dhe përfaqësues nga të gjitha ministritë që kanë detyrime, sipas ligjit të Mbrojtjes Civile.

Gjatë stërvitjes u aplikua skenari i rënies së një tërmeti, u dha sinjali si duhet të veprohet, u dhanë variante nga më të ndryshmet duke filluar nga rënia e ndërtesës, problemet e zjarrit, përmbytja si dhe dhënia e ndihmës së shpejtë. Ky operacion u realizua me pjesmarrje të gjërë të forcave dhe mjeteve (helikopter, zjarrëfikëse). Më pas u realizua dhe lidhja direkte me Qendren Operacionale në Njësinë Administrative Fushë Krujë.

Kjo stërvitje rajonale u mundëson pjesëmarrësve të planifikojnë dhe ekzekutojnë vendime të ndërmarrin veprime në nivel rajonal në përgjigje të kërkesave për mbështetjen e operacioneve të emergjencave civile, forcon bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis partnerëve rajonalë të Gadishullit Ballkanik, në lidhje me mbështetjen, vendosjen dhe aktivizimin në kohë dhe në mënyrë efektive të aseteve dhe kapaciteteve reaguese për përballimin e fatkeqësive në rastet e përballjes me emergjencat civile, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse rajonale.