Takim me Tryezen Teknike KRAT.

October 17, 2019

Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, u organizua një takim me Tryezen Teknike nën drejtimin e Prefektit të qarkut Z.Roland Nasto në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Në këtë kakim ishin të pranishëm përfaqësues anëtarë të kësaj Tryeze Teknike nga Bashkia Durres, Shijak, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Njësisia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Drejtoria Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore si dhe Organizata World Vision.

Në fjalën e tij Prefekti përshendeti Tryezen Teknike, falenderoj të gjith anëtarët për pjesmarrjen e tyre në të gjithë veprimtaritë e ndërmarra në këtë kuadër si dhe vlerësoj rëndesine dhe rolin e tyre të rëndësishëm në promovimin e vlerave universale dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prefekti vuri theksin në angazhimin e institucioneve, koordinimin e tyre për të krijuar një mjedis mbështetes, mbrojtes, kundër çdo fenomeni që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njëriut.

Në takim nga të pranishmit u prezantua veprimtaria e tyre, u ngritën problematikat e konstatuara nga puna në terren si dhe u diskutua mbi sfidat dhe sukseset në punën e tyre të përbashkët me qëllim gjejtjen e zgjidhjeve të reja, dhëniën e rekomandimeve në funksion të përmirësimit të punës së tyre në të ardhmen.

Organizata World Vision duke synuar fuqizimin e kapaciteteve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, neglizhimi, shfrytëzimi dhe forma të tjera të abuzimit nëpërmjet trajnimeve specifike ka punuar me nxënësit e Shkolles 9- Vjeçare Met Hasa në mënyrë që këta fëmijë të kënë një rol aktiv, prandalues dhe reagues, të kuptojnë këto fenomene me qëllim jo vetëm rritjen e njohurive për këto fenomene shqetësuese që prekin jetët e tyre por dhe t’i raportojnë këto raste edhe të përcjellin informacionin dhe tek fëmijët e tjerë. Pa dyshim një rol mjaft të rëndësishëm në përhapjen e mesazheve të forta kundër Trafikimit kanë institucionet arsimore si një nga shtyllat e forta në rritjen e ndergjegjësimit ndaj ketyre fenomeneve negative. Nga ZVAP u adresuan disa shqetësime në lidhje ngritjen dhe fuqizimin e strukturave për monitorimin e nxënësve të cilët largohen nga institucionet arsimore, verifikimin dhe ndjekjen institucionale të këtyre rasteve në vazhdimësi.

Në përfundim përfaqësuesja e Organizatës World Vision prezantoj projektin e Qendres se re të Emergjencës për viktimat e trafikimit e cila do tu vij në ndihmë dhe pergjigjet nevojave të drejtpërdrejta të çdo rasti problematik që mund të konstatohet.