Analizimi i punës së bërë nga Task Forca Vendore për menaxhimin e sezonit turistik 2019

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto u realizua një takim në kuadër të Analizimit të punës së bërë nga Task Forca Vendore për menaxhimin e sezonit turistik 2019. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve qëndrore, Degëve Territoriale dhe Inspektoriateve që kanë qënë pjesë përbërëse e kësaj Task Force Vendore.

Gjatë kësaj analize paraprake të punës e cila do të pasohet nga nje tjetër analizë e thelluar, u prezantuan objektivat e arritura bazuar në detyrat sektoriale si dhe u evidentuan problematikat e hasura përgjatë kësaj periudhe.

Gjatë takimit u analizua situata dhe faktorët të cilët janë bërë shkak për problematika të ndryshme që janë konstatuar nga puna në terren, të cilat kërkojnë vëmendjen e strukturave përkatëse dhe kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme për t’u ndjekur dhe monitoruar hap pas hapi në të ardhmen.

Nga Prefekti i qarkut u kërkua angazhim maksimal nga të gjitha strukturat vendore në qark për një koordinim të përbashkët në luftën kundër informalitetit duke filluar që tani. Ai theksoi se duhet të fillojmë të mendojmë për sezonin turistik të vitit të ardhshëm, çfarë do të realizojmë e të përmirësojme në punën tonë të përbashkët.

Ajo që u konkludua në lidhje me problematikat e hasura ishte fakti që në përgjithësi subjektet kanë mungesë informacioni mbi kriteret ligjore që duhet të përmbushin në ushtrimin e aktivitetit të tyre në përputhje me pakëtën ligjore.

Për këtë u sygjerua si ide hartimi i një pakete bazike informuese në formë fletpalosje e cila t’u bëhet prezent të gjithë të interesuarve në momentin e aplikimit në QKB apo edhe Tatime përpara hapjes së një aktivitetit me NIPT.

Në takim u parashtrua edhe ideja e mbledhjes së Inspektoriateve në një Agjensi të vetme e cila të mund të operoj në zinxhir në mënyrë që subjektet private të pajisen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Kjo do të lehtësonte dhe plotësonte proçedurën e subjektit por edhe monitorimin e tyre për përbushjen e të gjitha krirereve nga ana e tyre (tatimore, higjenosanitare, mjedisore, etj – Zyrë ONE STOP).

Në perfundim të këtij takimi nga ana e Prefektit të qarkut u lanë disa rekomandime për zbatim për të gjitha institucionet pjesëmarrëse në mënyrë që viti 2020 të jetë një vit i sukseshëm për turizmin në qarkun tonë.

Theksojmë se kjo është një analizë e cila do të pasohet nga një analizë më e thelluar për sezonin turistik dhe sektorin e turizmit në tërësi, nga Komitetit Rajonal i Zhvillimit të Turizmit, ku pjesë e saj do të jenë edhe ministrat e Task Forcës Qëndrore dhe nga ku do të dilet me rekomandime dhe sygjerime konkrete për ndryshime ligjore të nevojshme.