Mbledhja e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit

Sot u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, ku ishin të pranishëm drejtues të institucioneve për sigurinë në zonat bregdetare, operatorët dhe subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën bregdetare kryesisht në hoteleri dhe stacione plazhi mbi zbatimin e detyrimeve ligjore në sigurinë e plazheve gjatë sezonit turistik veror 2019.

Në këtë takim Prefekti kërkoi, angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore për një menaxhim sa më të mirë të sezonit turistik në zonat bregdetare kryesisht në drejtim të sigurisë, kjo në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr 65 datë 01.04.2019” Për miratimin e planit të masave për sezonin turistik veror 2019 dhe ngritjen e task-forcës për menaxhimin e tij”, ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe fuksionimin e administratës shtetërore”, ligjit nr.107/2016” Për Prefektin e Qarkut” dhe planit të masave për sezonin turistik veror 2019, por edhe akteve të tjera ligjore e nënligjore dhe Urdhërit të Prefektit Nr.37 datë 31.05.2019 “Për Miratimin e Planit të Veprimit për Sezonin Turistik Veror dhe ngritjen e Taks Forcës Vendore për menaxhimin e tij”.

Këto akte ngarkojnë me detyra dhe përgjegjësi ligjore Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, Institucionet dhe Degët Territoriale pjesë të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, për të ushtruar detyrimet e tyre ligjore në kohë dhe afate të përcaktuara në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të sezonit turistik veror 2019.

Vëmëndja e çdo strukture shtetërore dhe operatorëve privat duhet të përqëndrohet jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve që ngarkon Urdhëri i Kryeministrit nr 65 datë 01.04.2019”, ligjet specifike me të cilat ushtrohet veprimtaria e punës së institucioneve , por në mënyrë të veçantë në drejtim të zbatimit të dy VKM-ve, VKM-së 171 datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” dhe VKM-së nr. 321 datë 28.5.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore” 
Në zbatim të këtyre dy VKM- ve të rëndësishme Prefekti në fjalën e tij vuri theksin në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga operatorët privat për stacionet e plazhit dhe vëndbazimet e mjeteve motorrike ujore në funksion të sigurisë së pushuesve të cilët kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit për të pushuar. Në zbatim të këtyre akteve ligjore e nënligjore lind nevoja e intensifikimit të punës nga çdo Njësi e Vetqeverisjes Vendore, institucion dhe Degë Tërritoriale me qëllim krijimin e të gjitha kushteve dhe sigurisë në drejtim të ecurinë normale të sezonit turistik veror 2019.

Në takim u theksua fakti që për një menaxhim sa më të mirë të sezonit turistik veror duhet te jemi të hapur të vendosim ura bashkëpunimi dhe partneriteti me operatorët privat që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të veçantë në zonën bregdetare, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë dhe lejojmë që të cënohet siguria e pushuesve dhe turistëve që kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar. Nuk do të lejojmë kompromis në këtë drejtim!

Nga një vëzhgim i deritanishëm i zonave bregdetare vihet re se është bërë një punë e mirë si nga operatorët publik ashtu edhe nga ata privatë, por ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të respektimit dhe plotësimit të kritereve për ushtrimin e veprimtarisë në këto zona bregdetare, në mënyrë të veçantë në drejtim të sigurisë në këto zona.

Në përfundim Prefekti theksoi se ky aksion është aktualisht në fazën e parë të tij atë të sensibilizimit dhe parandalimit nëpërmjet komponentit të këshillimit, për vijuar më pas në fazat e tjera të tij, të vënies para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të ligjit.