Takim në Bashkinë Krujë

June 3, 2019

Në kuadër të takimeve të luftës Antikanabis, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto ka zhvilluar takimin e radhës në Bashkinë Krujë ku ishin të pranishëm: Zv Ministria e Brëndshme Znj.Rovena Voda, Znj. Alma Mele Dr për Çështjet Vendore dhe Prefektuarat në Ministrisë së Brëndshme, Dr i Policisë së Qarkut Z.Alfred Çepe, Zv.Kryetari i Bashkisë Krujë, Shefi i Kufirit dhe Migracionit, Drejtues të organeve ligjzbatuese të Policise Vendore, kreret e Njesive Administrative të zonës si dhe Kryepleqtë e fshatrave përreth.

Në këtë takim u kërkua intensifikim i bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Nga sot e në vijim këkohet nje ritëm i lartë pune , kontrolle në terren duke aktivizuar të gjithë sistemet e informacionit të cilat do bëjnë të mundur një kontroll të plotë e një monitorimin rigoroz të territorit.


Kruja konsiderohet zonë risku dhe vigjilenca duhet të jetë përherë maksimale!