Mbledhje e Task Forcës Anti Kanabis

Sot më date 16.05.2019 Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Durrës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Z.Roland Nasto u zhvillua Takimi i Task Forcës Vendore Anti Kanabis në vijim të detyrave të përcaktuara nga Qeveria dhe Ministri i Brendshëm në Parandalimin e Kultivimit të Bimëvë Narkotike. 

Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtoresha e Përgjithshme për Çështjet Vendore dhe Prefekturat pranë Ministrisë së Brendshme Zj.Alma Mele, Zv.Kryetarë të Njësive të Qeverisjes Vendore, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Z.Alfred Çepe, përqafësues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës, Drejtues të Degëve Territoriale si Dogana, Arsimi, Shëndetësia, Drejtoria e bujqësisë, pyjeve, etj.

Ky takim vjen në kuadër të forcimit të kapaciteteve në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta të strukturave anëtare të kësaj Task Force kundër Kultivimit të Bimëvë Narkotike.          

Prefekti i Qarkut në fjalën e tij  bëri një panoramë të përgjithshme të punës së bërë deri tani  në drejtim të parandalimit, ndërgjegjësimit, sensibilizimit në të njëjtën kohë kërkoj nga të gjithë strukturat anëtare të Task Forcës nga sot e në vijim një ritëm të lartë pune, një intensitet më të lartë takimesh dhe kontrollesh në terren duke aktivizuar të gjithë sistemet e informacionit të cilat do bëjnë të mundur një kontroll të plotë e një monitorimin rigoroz për këtë çështje kaq të rëndësishme. Pra, një seri institucionesh të cilat kanë për detyrë të monitorojnë gjithçka ndodh në territorin e Qarkut të Durrësit në shumë aspekte, të gjithë duhet të kenë vëmendje të shtuar edhe për sa i përket luftës së kundër kanabisit. Mbetet me rëndësi të madhe të kuptohet nga të gjithë të pranishmit këtu që çdo bimë, çdo fidan që kapet, çdo farë që kapet në territorin e Qarkut deri në datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve të Policisë, e drejtuesve të degëve territoriale e me radhë” – fjala e Ministrit z. Sandër Lleshaj më dt. 09.05.2019. Dhe në funksion të kësaj detyre të qartë dhe pa ekuivoke duhet të organizohet puna e të gjithë strukturave në qark, e task forcës në të gjitha nivelet, për të koordinuar përpjekjet dhe për të bërë gjithçka të mundshme njerëzore që ky fenomen të mos ketë shans riaktivizimi apo vijimi. Kjo është një detyrë dhe përgjegjësi e nivelit të parë, qoftë zyrtar, qoftë qytetar, qoftë kombëtar. Për secilin prej jush dhe përmes jush, për secilën prej strukturave për të cilat ju jeni dhe mbani përgjegjësinë shtetërore.  

Gjatë takimit nga të pranishmit  u analizuan problematika të identifikuara si shtrirja e këtij fenomeni në zona të caktuara, u tërhoq vëmëndja dhe u  evidetua neglizhenca  e disa strukturave për të bashkëpunuar dhe zbatuar detyrat të cilat i ngarkon ligji etj.  

Në përfundim të takimit u theksua rëndësia e faktit se edhe pse jemi në një vit elektoral mund të krijohet ideja e shkeljes së ligjit, toleranca në këtë drejtim do të jetë zero. Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse janë të vendosura në misionin e tyre, në respektimin e ligjit dhe kushdo që do ta shkel atë do të përballet me forcën e tij.