Takim me Drejtuesit e Qëndrave Shëndetësore të Qarkut Durrës

April 16, 2019

Në institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës sot u zhvillua një takim ku ishin të pranishëm: Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik Z. Kristaq Huta, Drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Znj. Natasha Paço si dhe të gjithë Drejtuesit e Qëndrave Shëndetësore të Qarkut Durrës.  

Ky takim u zhvillua në kuadër të angazhimit të përbashkët për të rritur cilësinë në kujdesin shëndetësor  në mbrojtje të shëndetit të qytetarit, zbatimin korrekt dhe kurdoherë të ligjshmërisë, kodit etik, zbatimin sa më efikas të praktikave të përditshme të shërbimit ndaj publikut për të përmirësuar sa më shumë e më mirë në të gjitha drejtimet punën si dhe për tu njohur me problematikat e konstatuara.

Prefekti në fjalën e tij  u fokusua kryesisht  në menaxhimin e kujdesit parësor, përkujdejsen ndaj komunitetit e individeve jo vetëm në ambjentet e qëndrave shëndetësorë  por edhe në komunitet e më gjërë, rritjen e etikës në performancën e shëbimit për të lehtesuar  aksesin dhe për të siguruar kujdes cilësor që në filtrin e parë te sistemit që është kujdesi parësor.

Drejuesit Paço dhe Huta prezantuan synimet kryesore të punës së tyre me qëllim sigurimin e fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore, transparencë në administrim dhe besueshmëri tek qytetarët. Gjithashtu ata bënë një përshkrim të aktivitetit të deritanishëm të punës risitë teknologjike në përmirësimin e shërbimeve ndaj publikut etj.

z.Kristaq Huta në fjalën e tij e vuri theksin dhe tek procesi i akretedimit  si një proçes që nënkupton plotësimit të standardeve specifike përmes vlerësimit të jashtëm të Qëndrave Shëndetësore lidhur me atë se çfarë ofrohet në këto qëndra produktet, proceset, sistemet, personelin etj. Ky proçes konsiderohet si një nga objektivat tona më madhorë për tu arritur. 

Duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit, në funksion të një ecurie normale të punës drejtori i FSDKSH zj.Natasha Paço u përqëndua  në disa nga nga pikat më të ndjeshme si:

Etika, në shërbimin qytertar. Rimburësimi i barnave, e rëndësishme është që të garantojmë pacientët për rimbursimin e barnave dhe lehtësimin e proçedurave të rimbursimit. Check-Upi  jemi në vitin e tretë të aplikimit të check-upit dhe vihet re një rritje e jashtëzakonçme në këtë drejtim, po punohet dhe ka një përkushtim te jashtëzakonçëm pasi check-upi është mëse i rëndesishem dhe i shëben jo vetëm shëndetit personal por edhe  më gjërë…

Ky takim u shoqërua me diskutime dhe ngritje të një sërë problematikash nga të pranishmit kryesisht në drejtim të infrastrukturës dhe bazës materiale  me qëllim rritjen e performancës së shërbimeve të ofruara në Qëndrat Shëndetësore.

Gjithashtu në këtë takim, palët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimeve të eksperiencave midis njëri tjetrrit duke i hapur rrugë takimeve dhe bashkëpunimeve të tjera në vazhdim.