Takimi i rradhës mbi masat paraprake për Sezonin Turistik 2019 dt 10.04.2019

Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Vangjush Dako, Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Z.Alfed Çepe, Dr i Policisë Bashkiake Z. Vasip Çopa, Shef i Komisariatit Durrës Z.Sajmir Duro, Shefi i Qarkullimit Rrugor Z. Valentin Florini, Dr i Ndërmarjes Rruga Z.Alion Hysko si dhe Dr i Shërbimeve në Bashkin Durrës Zj Emiriana Sako,

Ky takim u fokusua në përpjekjt e përbashkëta përsa i përket koordinimit, bashkëpunimit dhe ndërveprimit  ndërmjet sktrukturave Bashki, Ndërmarja Rruga, Policia Bashkiake, Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut, Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë Durrës, Dr e Qarkullimit rrugor në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, mirëmbajtjen e akseve rrugore problematike, krijimin e një mjedisi të qetë e të sigurt për qytetarët  për të mos patur asnjë problematikë në këtë drejtim si dhe mbi nevojën për të implementuar në mënyrë efikase e të plotë VKM-në Nr.171, datë 27.03.2019.

Prefekti në fjalën e tij  u fokusua kryesisht në prioritizimin e masave që duhet të meren në drejtim të të infrastrukturës rrugore në akset problematike me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda,  normalizimin e trafikut rrugor dhe krijimin e infrastrukturës së domosdoshme për të ofruar një sezon turistik sa me cilësor e të standartizuar  për të mos hasur problematikat e vitit të kaluar.

Në takim nga të pranishmit u ngritën shqetësime lidhur me pikat që përbëjnë rrezikshmëri për qarkullimin rrugor, duke theksuar domosdoshmërinë për përmirësimin e sinjalistikës rrugore vendosjen e tabelave, mbyllja e kalimeve në autostradë të cilat janë kthyer në burim aksidentesh, riparimi i akseve rrugore problematike te cilat kane nevojë për ndërhyrje emergjente deri te kërcënimi i mjedisit nga zjarret.

Në këtë takim në vazhdim nga Prefekti u kërkua vendosja e piketave për përmirësimin e punës, duke vendosur ura bashkëpunimi për ndërhyrje institucionale si dhe hartimi i një programi pune për marrjen e masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe sigurisë  në tërësi.

Në përfundim palët ranë dakord që bashkërisht të bëhen përpjekjet maksimale në drejtim të gjetjes së formave lehtësuese për të bërë të mundur funksionimin dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm, përmirësimin e performancës së shërbimeve duke punuar së bashku në partneritet për realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme.