Mbi masat paraprake që duhet të merren për sezonin turistik veror 2019

Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto zhvilloj sot dt 03.04.2019 një takim ku ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Durrës të cilët ofrojnë shërbime publike konkretisht Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Drejtori i Policisë Bashkiake, Drejtorët e Ndërmarjes së Shërbimeve Komunale Durrës dhe Plazh; Drejtorin e Rrugëve Rurale dhe specialisten e Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Durrës si dhe punojës të Sektorit të Zhvillimit Urban dhe Sektorit të Kompetencave Vendore dhe Shërbimeve të Deleguara.

Në këtë takim u kërkua koordinim ndërinstitucional i punës në lidhje me plotësimin e  detyrimeve të parashikuara në ligj si dhe  masat që duhet të merren për të pasur një sezon turistik të mirëorganizuar duke marrë shkas edhe nga problematikat e dala gjatë sezonin veror të kaluar.

Prefekti në fjalën e tij u fokusua në në disa problematika të cilat kërkojnë vëmendjen e strukturave përkatëse dhe  kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme për tu ndjekur dhe monitoruar hap pas hapi  nga strukturat përkatëse përgjegjëse apo task forca që do të funksionojë gjatë sezonit turistik veror 2019 si:

  • Dhënia e lejeve për stacionet e plazhit, kjo në zbatim të VKM-së Nr.171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”
  • Rojet e plazhit dhe kullat e vrojtimit.
  • Vendbazimet e motorrave të ujit. 
  • Plan përkatëse të Veprimit  për NSHK-të respektive për masat paraprake për fillimin dhe menaxhimin e sezonit turistik veror 2019.
  • Problemi i dezinsektimit dhe plugimit të rërës, evadimit të mbetjeve urbane, pastërtisë etj. (NSHK Durrës dhe Plazhit)
  • Sinjalistika rrugore, atë të stacioneve të plazhit dhe ujore (Drejtoria e Rrugëve Rurale dhe Drejtoria së Shërbimeve të Bashkisë Durrës)
  • Ndotjet akustike etj
  • Problemet me lypsat, shitësit ambulator që ushtrojnë aktivitet jashtë rregullave higjeno sanitare etj

Në mënyrë të veçantë Prefekti  theksoj garantimin e jetës së pushuesve, rendi dhe siguria publike  duhet të jenë kryefjala e këtij sezoni turistik.  Një rend i tërë masash  duhen merren nga Operatorët që shërbejnë në plazhe të gjithë ata që do të marrin përsipër të ofrojnë shërbim në plazhe, duhet të marrin përsipër edhe detyrën për të plotësuar kritere ligjore për të përmbushur të gjitha standardet e sigurisë që janë të parashikuara në ligj.

Edhe në këtë vit faza e parë e veprimt të strukturave është ajo e informimit dhe sensibilizimit të strukturave private që operojnë në drejtim të ofrimit të shërbimeve turistike përsa i përket problematikave që kemi konstatuar me qëllim kijimin e një bashkëpunimi dhe partneriteti sa më të mirë me sektorin privat në mënyrë që të ofrojmë një turizëm brenda standartit për të gjithë pushuesit apo dhe turistët që vizitojnë vendin tonë.

Nga diskutimet edhe të pranishmve në këtë takim u ngritën prolematika të ndryshme në drejtim të aspektit  teknik të punës të, për të cilat do të punohet për zgjidhjen e tyre në kohë në mënyrë që të ketë një mbarëvajtje të punës në drejtim të krijimit të gjithë infrastrukturës apo shërbimeve së nevojshme për sezonin  turistik veror 2019.

Në përfundim të takimit Prefekti u la detyrë të pranishmëve hartimin e planeve konkrete të veprimit me afate kohore të përcaktuara, të masave paraprake që do të merren nga çdo institucion  në drejtim mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2019.

Ky takim do të pasohet edhe nga takime të tjera që Institucioni i Prefektit do të ndërmarë me Degë Territoriale dhe struktura përgjegjëse, në kuadër të masave paraprake për fillimin e sezonit të ri veror 2019 për tu pasuar më pas me Mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Institucioni i Prefektit do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm për të monitoruar dhe njëkohësisht mbështetur në lidhje me çdo problematikë.