Prefekti i Qarkut Durrës ju bashkua fushatës Kombëtare “Krijo oksigjenin tënd”#krijoO2tend

Në kuadër të fushatës kombëtare “Krijo oksigjenin tënd”, iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto ju bashkua kësaj nisme #mbill5pemetetua #krijoO2tend  me qëllim pasurimin e hapësirave të gjelbërta në qark, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendorë të OSHEE, Drejtorinë e Përgjithshme  të  Hekurudhave  dhe Ndërmarjen  Komunale Plazh të cilët angazhuan strukturat e tyre duke u bërë pjesë e këtij aksioni  për një mjedis më të pastër dhe jetë më të mire. U mbollën rreth 100 fidanë pishe në zonën e Plepave pranë Terminalit të autobuzëve. Ky aksion po zhvillohet paralelisht dhe në qytetin e  Krujës ku fëmijët e Komunitetit Rom ju bashkuan kësaj nisme dhe mbollën rreth 20 rrënjë ullinj në mjediset pranë “Kalasë së Krujës”.