Sot Datë 13.02.2019 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua Analiza Vjetore e KRAT (Komitetit Rajonal Antitrafik).

February 13, 2019

Në sallën e mbledhjeve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua Analiza Vjetore e KRAT (Komitetit Rajonal Antitrafik). Në këtë analizë morën pjesë Prefekti i Qarkut Durrës z.Roland Nasto, Koordinatori i Përgjithshëm Z.Shyqyri Ballgjini si dhe  përfaqësues  të gjithë institucioneve antare të Tryezës Teknike KRAT.

Prefekti i Qarkut Durrës z.Roland Nasto hapi takimin duke falenderuar të gjithë strukturat për angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Në fjalën e tij përshëndetëse Prefekti i Qarkut duke ju referuar prioriteteve të misionit të qeverisë nënvizoj rëndësinë e Strategjisë për Trafikimin e Personave dhe kërkoi angazhimi maksimal të gjithë strukturave anëtere në drejtim të parandalimit, identifikimit, dhe mbrojtjes së shtetasve nga ky fenomen. Prefekti  gjithashtu  falenderoj punën e mirë që është bërë nga KRAT- Durrës për rezultatet pozitive të arritura,  njekohësisht ai nuk la pa përmëndur mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Ambasada Angleze. Të gjitha sfidat në fushën e trafikimit dhe hapat e hedhura  në këtë drejtim kanë pasur dhe do të kënë  mbështetjen e vazhdueshme të Institucionit të Prefektit i cili  koordinon  punën në nivel rajonal, dhe ka vendosur si një nga prioritetet e tij  adresimin e të gjithë problematikave për zgjidhjen minimizimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Koordinatori i Përgjithshëm  Z. Shyqyri Ballgjini në rolin e Kryetarit të tryezës teknike  bëri një përmbledhje të raportit vjetor dhe një analizë të hollësishme të punës së KRAT deri më tani. Ky raport vjetor përmbante informacion si për arritjet, problematikat e hasura në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë kundër Trafikimit të Personave, ashtu dhe për sfidat në gjetjen e zgjidhjeve  për zhdukjen e këtij fenomeni.

Më pas të pranishmit diskutuan  mbi përvojat dhe sfidat e tyre në punën e përditshme. Përfaqësuesja e World Vision  Z. Bora Bahiti informoj të pranishmit në lidhje me  Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar mes Bashkisë Durrës dhe organizatës mbështetëse World Vision për ngritjen e një qëndre emergjencash  në shërbim 72 orësh për rehabilitimin e  personave  me nevoja emergjente.

Në përfundim Koordinatori i Përgjithshëm dha sygjerimet e tji duke u bazuar dhe në rekomandimet e lëna nga Zv. Ministrja e Brendshme Znj. Voda, në drejtim të  ngritjes së një Sistem Elektronik të Hedhjes së të Dhënave për menaxhimin e rasteve. Ky sistem elektronik do të  shërbejë si një udhëzues për proçesin e menaxhimit të ketij proçesi si dhe si një instrument krahasues në matjen e vijushmerisë se perfomancës së aktorëve të perfshirë në këtë strategjji vit pas viti. Kjo tryezë hartoi dhe kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese, për vitin 2019  i cili është pjesë e kalendarit Kombëtar Antitrafik hartuar nga zyra kordinatorit kombëtar i cili mbet ende i hapur për tu pasuruar me aktivitete dhe veprimtari. Me pas u percaktuan objektivat për vitin 2019 si dhe u miratua Plani i Veprimit për vitin 2019.