Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto priti në një vizitë kortezie Komandantin i Fregatës Turke “TCG Orucreis” F-245 Ahmet Burak Adeli

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto priti në një vizitë kortezie Komandantin i Fregatës Turke “TCG ORUCREIS” F-245, kapiten i rangut të parë, Ahmet Burak Adeli, i shoqëruar nga atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë i akredituar në vendin tonë, kolonel Şakir Cumhur Somer së bashku me oficerë të anijës të cilët po zhvillojnë një vizitë portuale disa ditore në Portin e Durrësit.

Prefekti shprehu vlerësimet për mbështetjen e gjithanshme të dhënë nga ana e tyre deri tani në fusha të ndryshme si, në fushën e edukimit, trajnimit, logjistikes, shëndetësisë dhe vevojave të veçanta në dobi të sigurisë dhe paqes.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe dëshirën e vijimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe ndanë bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet tyre  do të vazhdojnë të shënojnë progres edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit të zhvilluar u shkëmbyen dhurata simbolike.