Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. Murat Ahmet Yörük i shoqëruar nga stafi i tij diplomaik zhvilloj një vizitë kortezie në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës.

Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. Murat Ahmet Yörük i shoqëruar nga stafi i tij diplomaik zhvilloj një vizitë kortezie në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës.

Vizita është realizuar me qëllim të ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Turke dhe institucioneve me të rëndësishme në qark, duke pasur si objektiv të çoj në nivele më të larta, dhe të thelloj marrëdhëniet e  përkryera mes dy shteteve në fushat politike, ekonomike-tregtare, kulturore, ushtarake nëpërmjet hartimit të projekteve dhe implementit të tyre.

Prefekti vlerësoj këtë vizitë si shprehje të miqësisë së hershme dhe bashkëpunimit  midis dy popujve e dy shteteve.  Prefekti gjithashtu i njohu ata me vlerat arkeologjike, historike, kulturore turistike dhe ekonomike të gjithë qarkut dhe në veçanti të portit më të madh në vend siç është Porti i Durrësit.

Ambasadori i Republikës së Turqisë Murat Ahmet Yörük  në fjalën e tij u shpreh: Qyteti i Durrësit është mjaft i rëndësishëm si nga aspekti ekonomik dhe ai tregëtar. Krahas Ambasadës në Tiranë kemi bërë të mundur hapjen e një përfaqësie tjetër të Republikës së Turqisë siç është “Konsulli i Nderit në Durrës”. Ne si Republikë e Turqisë jemi të gatshëm me sa kemi mundësi që t’u japin çdo lloj mbështetjeje vëllezërve tanë shqiptare.
Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese