Përkujtohet dhe festohet 74 vjetori i çlirimit të Durrësit nga okupatori Nazi Fashist.

Prefekti i Qarkut Durrës mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 74 vjetor-it të çlirimit të Durrësit nga okupatori Nazi Fashist, i cili u bë  i mundur nga kurorzimi me sukses i përpjekjeve të popullit durrsak nëpërmjet Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Vlerësim dhe mirënjohje për dëshmorët e Qarkut Durrës, të cilët dhanë jetën në Çlirimin e Durrësit  dhe të Atdheut. Vlerësim për veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilët kontribuan në këtë luftë.

Nderim dhe vlerësim për sakrificat, kontributin, trimërinë dhe heroizmin e banorëve të qarkut tonë në çdo zonë të tij.

Një nderim të veçantë për 274 dëshmorët e rënë në luftën për çlirim si dhe për sakrificat e mijërave të tjerëve që mbushën rradhët e brigadave partizane.

Ishin pikërisht gjaku, lufta dhe përpjekjet e tyre që hodhen hapat drejt një besimi të ri dhe një të ardhme ndryshe.