Marrja e masave të menjëhershme për fikjen e zjarreve në vendgrumbullimet e mbetjeve urbane në Porto Romano

November 14, 2018

Në zbatim të Urdhërit të Zëvëndës Ministrit të Brendshëm  Z. Sandër Lleshi, në lidhje me marrjen e masave të menjëhershme për fikjen e zjarreve në vendgrumbullimet e mbetjeve urbane në Porto Romano i cili ndër vite është kthyer në një shqetësim për banorët për shkak të ndotjes masive të ajrit që vjen si pasojë e djegies së mbetjeve në terren të hapur.

Në vijim të këtij Urdhëri Prefekti i Qarkut Durrës në mënyrë të menjëhershme në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit, Efektivët Zjarrëfikës të Bashkisë Durrës dhe Portit Detar organizuan punën duke ingranuar të gjitha forcat dhe duke bërë të mundur  brënda 24 orëve  fikjen e  të gjithë zjarreve në vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano.

Njëkohësisht ka vijuar  sistemimi i plehrave dhe shtrimi i rrugës  me çakull për të bërë të mundur kalimin e makinave që bëjnë transportiminn e këtyre  mbetjeve. Po punohet intensivisht per të marrë masa për rrethimin dhe paisjen e teritorit  me roje.

Duket se ky zhvillim i ka dhënë fund fenomenit të djegies në ambiente të hapura, siç ka ndodhur deri tani. Kjo fazë ishte e domosdoshme për t’u ndjekur përpara mbërritjes në një fazë tjetër më të avancuar, atë të zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi i cili do të finalizohet me dërgimin e mbetjeve urbane ne landfillin e Tiranës, dhe fillimin e punës për transformimin e këtij vendgrumbullimi.