Vazhdon fushata sensibilizuese kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

1 – Me datë 24.10.2018 u  organizua takimi antitrafik në shkollën “Isuf Ferra“ në Shkozet. Takimi u organizua nën kujdesin e drejtoreshës së shkolles, psikologes, përfaqesuesve të Qendres Komunitare NISH Tulla si dhe NJMF pranë bashkisë Durres. U prezantua nje vidio me temë trafikimin, u shpërndanë flete palosje sensibilizuese, diskutime dhe pyetje nga të pranishmit. Nxënesit kishin përgatitur pankarta dhe shpjegonin se çfare ato kishin dashur të shprehin nëpërmjet pikturave. Gjithashu u realizua dhe nje shfaqe e vogël teatrale me temë trafikimin.

2- Tashmë është bërë traditë që në muajin antitrafik cdo vit planifikohet dhe konkursi i pikturave me nxënësit e shkollave me teme trafikimin e qenieve njerëzore. Ky konkurs u zhvillua me date 24.10.2018 në shkollën  „ Jan Kukuzeli“ nga TT nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës së DAR zj.Lindita Muka. Ky ishte aktiviteti me i madh sensibilizues me pjesmarrjen më të gjërë të nxenesve të shkollave, mësuesve, psikologëve dhe gjithe strukturave të KRAT. Nëpërmjet pasionit dhe talentit të tyre nxënësit kishin shprehur në mënyra të ndryshme se si ato e kuptonin trafikimin e qenieve njerezore. Ishin rreth 200 piktura nga te cilat juria vlerësoi më të mirët me 3 cmime të cilat do të përfaqësojnë KRAT Durrës në konkursin kombëtar që do te zhvillohet në Tiranë.

3- Aktiviteti i organizuar në Krujë me datë 25.10.2018 si pjesë e kalendarit të aktiviteteve te muajit antitrafik, mlodhi bashkë nxënësit e klasave të 8 dhe 9 të shkollës 9 vjecare nr 2 në qytetin e Krujës, mësuesit, psikologët, specialistët e NJMF Kruje, antare te TT. Qëllimi i takimit ishte njohja e nxënësve me rolin, rëndesine, detyrat  dhe pozicionin e Njësisë se Mbrojtjes së femijeve  ne Bashkine e Krujes. Gjithashtu ne takim u  fol edhe per mekanizmin e dhunes ne familje ku u shperndan edhe disa fletepalosje të pergatitura nga Bashkia Kruje.

Morën pjese 70 nxënës nga të cilët patëm një feedback pozitiv, ata u bënë pjesë e diskutimit, treguan mjaft interes dhe kureshtje për mënyren se si operon Njësia e Mbrojtjes së Fëmijeve  me rastet e identifikuara.

4- Në ambjentet e zyrës së punës me datë 25.10.2018 u organizua një takim sensibilizues për trafikimin me antarë të komunitetit rom. Pasi u shfaq një vidio per trafikimin u diskutua rreth pyetjeve që ato kishin. Këto persona ishin të interesuar për punësim dhe nga antarët e TT dhe specialistët e Zyrës së punës u informuan per sherbimet qe ofron zyra e punes, programet e nxitjes se punesimit, kurset e formimit profesional.